Makita CP100D Instruction Manual page 14

Cordless multi cutter
Hide thumbs Also See for CP100D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë të marrë
rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është mbinxehur. Në
këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
vegla nuk do të punojë. Nëse e ndizni veglën, motori
ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë, hiqni dhe
ngarkoni baterinë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
PARALAJMËRIM:
është e pajisur me butonin e zhbllokimit, i cili
parandalon ndezjen e paqëllimshme të veglës.
Asnjëherë mos e përdorni veglën nëse ndizet kur
tërhiqni këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin
e bllokimit. Kërkojini qendrës lokale të shërbimit të
Makita që ta riparojë.
PARALAJMËRIM:
çaktivizoni funksionin e bllokimit ose mos e
ngjisni me shirit qëllimisht butonin e bllokimit.
VINI RE:
Mos e tërhiqni me forcë këmbëzën e
çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit. Çelësi
mund të thyhet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën
e çelësit për ta fikur. Butoni i bllokimit mund të shtypet
nga ana e djathtë ose e majtë.
14 ALBANIAN
Kapaciteti i
mbetur
Fikur
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Përpara se ta vendosni
Për sigurinë tuaj, vegla
Asnjëherë mos e

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cp100dsa

Table of Contents