Makita DCL281F Instruction Manual page 22

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for DCL281F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërime për sigurinë e
pastruesit me bateri
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
1.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Ruajeni në
ambiente të brendshme.
2.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet
vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose
në afërsi të fëmijëve.
3.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
manuali. Përdorni vetëm pjesët shtesë të
rekomanduara nga kompania prodhuese.
4.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja
nuk funksionon siç duhet, është përplasur,
dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka
rënë në ujë, dërgojeni në një qendër shërbimi.
5.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
6.
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos
e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara;
mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe
çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e ajrit.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të
7.
gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura
dhe të lëvizshme.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni baterinë.
8.
9.
Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në
shkallë.
10. Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të
ndezshme ose të djegshme si benzina apo mos e
përdorni në zona ku mund të gjenden ato.
11.
Për karikim, përdorni vetëm karikuesin e
dhënë nga kompania prodhuese.
12. Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e
ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.
13. Mos e përdorni pa vendosur qesen e pluhurit
dhe/ose filtrat në vend.
14. Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
15. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
16. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
17. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e
letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
objektet e tjera të vogla metalike që mund të
bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
18. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
E RËNDËSISHME
19. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që është e
dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të
modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme
që rezultojnë në zjarr, shpërthime apo rrezik plagosjeje.
20. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në zjarr
ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi ndaj zjarrit
ose temperaturave mbi 130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
21. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos e
karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar te udhëzimet. Karikimi
i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve të specifikuar
mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
1.
manualin e përdorimit të karikuesit para përdorimit.
2.
Mos i mblidhni materialet në vijim:
Sendet si cigaret e ndezura apo pluhurin
e shkëndijave/metaleve të krijuar nga
gërryerja/prerja e metaleve
Materialet e djegshme si gazolina,
holluesi, vajguri apo boja
Materialet shpërthyese si nitroglicerina
Materialet e ndezshme si alumini, zinku,
magnezi, titani, fosfori apo celuloidi
Baltë të njomë, ujë, vaj ose sende të ngjashme
Sende të ngurta me cepa të mprehtë
si ashkla druri, metale, gurë, xhama,
gozhdë, gjilpëra ose brisqe
Pluhur që mpikset si çimento apo toner
Pluhur përcjellës si metal apo karbon
Grimca të imëta si pluhur betoni
Veprime të tilla mund të shkaktojnë zjarr,
lëndim dhe/ose dëmtim të pronës.
3.
Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka jonormale.
4.
Nëse pastruesi ju rrëzohet ose goditet,
kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose
dëmtim para përdorimit.
5.
Mos e afroni me sobat apo burime të tjera nxehtësie.
6.
Mos e bllokoni vrimën e hyrjes së ajrit apo
vrimat e ventilimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
22 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcl281fz

Table of Contents