Makita DA332D Instruction Manual page 17

Cordless angle drill
Hide thumbs Also See for DA332D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, leva e çelësit nuk mund të tërhiqet.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së
puntos
Aksesorë opsionalë
Për modelin DA332D
► Fig.7: 1. Çelësi i mandrinës
Për të instaluar majën e puntos, vendoseni në mandrinë
deri në fund. Shtrëngoni mandrinën me dorë. Vendosni
çelësin e mandrinës në secilën nga tri vrimat dhe
shtrëngojeni në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni
që t'i shtrëngoni të tri vrimat e mandrinës në mënyrë të
barabartë.
Për të hequr majën e puntos, rrotulloni çelësin e
mandrinës në drejtim të kundërt të akrepave të orës
vetëm në një nga vrimat dhe më pas lirojeni mandrinën
me dorë.
Pas përdorimit, kthejeni çelësin mandrinë në vendin e
ruajtjes në vegël.
Për modelin DA333D
► Fig.8: 1. Bokulla
Mbani veglën fort dhe rrotulloni bokullën në drejtimin
e kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni majën e puntos në mandrinë
deri në fund. Mbani veglën fort dhe ktheni bokullën
në drejtimin e akrepave të orës për të shtrënguar
mandrinën.
Për të hequr majën e puntos, mbani veglën fort dhe
ktheni bokullën në drejtim të kundërt të akrepave të
orës.
Vendosja e grepit
► Fig.9: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të
instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës
në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë.
Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Mbajtësi i çelësit të mandrinës
Vetëm për modelin DA332D (aksesori opsional)
► Fig.10: 1. Mbajtësi i çelësit të mandrinës 2. Vida
Për të instaluar mbajtësin e çelësit të mandrinës,
fiksojeni në pjesën e mysët të folesë së veglës në
njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë. Për
ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me një dorë
në pjesën e mbajtjes së veglës gjatë kohës që
përdorni veglën.
Për modelin DA332D
► Fig.11
Për modelin DA333D
► Fig.12
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
17 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Da333d

Table of Contents