Makita CA5000 Instruction Manual page 20

Aluminum groove cutter
Hide thumbs Also See for CA5000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe
punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë: Prerësi i kanaleve në alumin
Nr. i modelit/ Lloji: CA5000
Pajtohet me Direktivën Evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon: EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
22.1.2015
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës së rrumbullakët
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes
dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën
ndihmëse ose në kasën e motorit. Nëse të dyja
duart janë duke mbajtur sharrën, atëherë nuk
mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë
e materialit të punës. Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
4.
Asnjëherë mos e mbani në duar ose nëpërmes
këmbëve materialin që po pritet. Sigurojeni
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme. Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin e punës siç duhet për të
minimizuar ekspozimin e trupit, përthyerjen e
fletës ose humbjen e kontrollit.
► Fig.1
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm në sipërfaqet
5.
kapëse të izoluara, kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin pajisja prerëse mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin
e vet. Prekja e një teli me rrymë do ta përçojë
rrymën edhe te pjesët e ekspozuara metalike të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike te punëtori.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet
e fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën
tuaj, për performancë optimale dhe siguri të
funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj
një flete sharre të bllokuar, të penguar ose të
zhvendosur, e cila bën që sharra e pakontrolluar
të ngrihet dhe të dalë nga materiali i punës drejt
punëtorit;
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja
e kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
1.
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
2.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni
prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni
këmbëzën dhe mbajeni sharrën të palëvizur
në material deri sa fleta të ndalojë plotësisht.
Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën nga
materiali ose ta tërhiqni sharrën pas ndërkohë
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents