Makita UM110D Instruction Manual page 32

Cordless grass shear
Hide thumbs Also See for UM110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime sigurie për prerësin e
shkurreve me bateri
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës.
Mos e largoni materialin e prerë dhe mos e
mbani materialin që do të prisni kur fletët
janë në lëvizje. Fletët vazhdojnë të rrotullohen
pasi çelësi të jetë fikur. Një moment pakujdesie
gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Transportojeni prerësin e shkurreve nga
2.
doreza me fletën të ndaluar dhe kujdesuni
që të mos e vini në punë çelësin e energjisë.
Transportimi i duhur i prerësit të shkurreve do të
ulë rrezikun e nisjes aksidentale dhe lëndimeve
personale rezultuese nga fletët.
3.
Vendosni gjithmonë kapakun e fletës gjatë
transportimit ose ruajtjes së prerësit të
shkurreve. Përdorimi i duhur i prerësit të shkurreve
do të reduktojë rrezikun e lëndimit personal nga fletët.
Gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose shërbimit
4.
të njësisë, sigurohuni që të gjithë çelësat të jenë
të fikur dhe paketa e baterisë të jetë e hequr ose e
shkëputur. Aktivizimi i papritur i prerësit të shkurreve
gjatë pastrimit të materialit të ngecur ose shërbimit
mund të rezultojë në lëndime të rënda personale.
5.
Mbajeni prerësin e shkurreve vetëm te
sipërfaqet e izoluara të kapjes sepse fleta
mund të prekë tela të fshehur. Nëse fletët
prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike
të prerësit të shkurreve elektrizohen dhe mund t'i
japin përdoruesit goditje elektrike.
6.
Mbajini të gjithë kordonët e energjisë dhe kabllot
larg nga zona e prerjes. Kordonët e energjisë ose
kabllot mund të fshihen në gëmusha ose shkurre
dhe mund të pritet aksidentalisht nga fleta.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në kushte të
7.
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për
vetëtima. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Përgatitja
1.
Kontrolloni kaçubat dhe shkurret për objekte
të huaja, si p.sh. gardhe me tela ose instalime
elektrike të fshehura përpara se të përdorni veglën.
Vegla nuk duhet të përdoret nga fëmijët ose
2.
nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë mbi 16
vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim nëse
trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
3.
Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
përdorues me përvojë që t'u tregojë si përdoret vegla.
4.
Përdoreni veglën vetëm nëse jeni në gjendje
të mirë fizike. Vëmendja reduktohet nëse jeni të
lodhur. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm në
fund të ditës së punës. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdoruesi është përgjegjës
për të gjitha dëmtimet ndaj palëve të treta.
Asnjëherë mos e përdorni veglën nën ndikimin
5.
e alkoolit, drogave ose mjekimeve.
6.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë
e pajisjeve bazë të veglës dhe duhet të vishen
gjithmonë gjatë përdorimit të saj. Mbani
gjithashtu këpucë të forta me shuall kundër
rrëshqitjes.
7.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t'u
siguruar që vegla është në gjendje pune të
mirë dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset
janë vendosur siç duhet. Vegla nuk duhet të
përdoret nëse nuk është montuar plotësisht.
Përdorimi
1.
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
2.
Vegla është e destinuar për t'u përdorur nga
përdoruesi në nivel toke. Mos e përdorni
veglën mbi shkallë apo mbështetje të tjera të
paqëndrueshme.
3.
Mos mbani njëkohësisht disa rripa brezi dhe/
ose rripa krahu kur përdorni veglën.
4.
RREZIK - Mbajini duart larg fletës. Kontakti me
fletën do të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
5.
Mos e përdorni veglën në shi ose në kushte shumë të
lagështa. Motori elektrik nuk është rezistues ndaj ujit.
6.
Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
7.
Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
8.
Fikeni menjëherë veglën dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse fletët e gërshërëve prekin ndonjë
gardh ose objekt tjetër të fortë. Kontrolloni
fletët për dëmtim dhe riparojini menjëherë
fletët nëse janë dëmtuar.
9.
Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë përpara se të kontrolloni fletët e
gërshërëve, të ndreqni defektet ose të hiqni
materialet e ngecura te vegla.
10. Asnjëherë mos i drejtoni fletët e gërshërëve
ndaj vetes ose të tjerëve.
11.
Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat. Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
12. Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e përdorni
veglën në vende të lagështa ose të lagura dhe
mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që hyn në vegël
mund të rrisë rrezikun e goditjeve elektrike.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kryeni mirëmbajtje.
2.
Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe vendoseni
kapakun e fletëve mbi fletët e gërshërëve gjatë
lëvizjes së veglës në një vend tjetër apo gjatë
punës. Asnjëherë mos e mbani ose mos e
transportoni veglën ndërkohë që fletët janë në
punë. Mos i kapni asnjëherë fletët me duar.
3.
Pastrojeni veglën dhe sidomos fletët e
gërshërëve pas përdorimit dhe përpara se
ta magazinoni veglën për periudha të gjata
kohore. Lyeni fletët pak me vaj dhe vendosni
kapakun e fletës.
4.
Ruajeni veglën në një dhomë të thatë, me
kapakun e fletës të vendosur. Mbajeni larg
fëmijëve. Mos e ruani asnjëherë veglën jashtë.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
5.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents