Makita HR006G Instruction Manual page 34

Hide thumbs Also See for HR006G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
10. Njësia me valë është një instrument i saktë.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
njësinë me valë.
11.
Shmangni prekjen e terminalit të njësisë me
valë me duar të zhveshura apo me materiale
metalike.
12. Hiqeni gjithmonë baterinë në produkt kur
instaloni njësinë me valë në të.
13. Kur hapni kapakun e folesë, shmangni vendin
ku pluhuri dhe uji mund të hyjnë në fole.
Mbajeni hyrjen e folesë gjithmonë të pastër.
14. Vendoseni gjithmonë njësinë me valë në
drejtimin e duhur.
15. Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
njësinë me valë mos e shtypni fort dhe/ose me
objekt me majë të mprehtë.
16. Gjatë përdorimit mbyllni gjithmonë kapakun e
folesë.
17. Mos e hiqni njësinë me valë nga foleja ndërsa
vegla po furnizohet me energji. Në të kundërt,
mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë me
valë.
18. Mos e hiqni etiketën në njësinë me valë.
19. Mos vendosni etiketa në njësinë me valë.
20. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku mund
të gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
21. Mos e lini njësinë me valë në një vend ku i
nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në një
makinë të parkuar nën diell.
22. Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
23. Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
24. Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë
me një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni
benzinë, hollues, graso përcjellëse apo të
ngjashme.
25. Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në
kasën e dhënë ose në një enë pa elektricitet
statik.
26. Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë "Makita".
27. Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar. Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
28. Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet. Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
29. Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
SHËNIM: Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Ndezur
34 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents