Makita RP0910 Instruction Manual page 20

Router / electronic router
Hide thumbs Also See for RP0910:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Bllokuesi i pajisjes fiksuese
Fig.3
Bllokuesi i pajisjes fiksuese ka tre bulona hekzagonalë
rregullues që ngrihen ose ulen me 0,8 mm për çdo
rrotullim. Mund të përftoni me lehtësi tre thellësi të
ndryshme prerjeje duke përdorur bulonat hekzagonalë
rregullues pa rregulluar sërish mbështetësen e pajisjes
fiksuese.
Rregulloni bulonin e poshtëm hekzagonal për të përftuar
thellësinë më të madhe të prerjes duke ndjekur
metodën "Rregullimi i thellësisë së prerjes". Rregulloni
dy bulonat e mbetur hekzagonalë për të përftuar thellësi
më të vogla prerjeje. Ndryshimet në lartësi të këtyre
bulonave hekzagonalë janë të barabarta me ndryshimet
e thellësive të prerjes.
Për të rregulluar lartësinë e bulonave hekzagonalë
rrotullojini me një kaçavidë ose çelës. Bllokuesi i
pajisjes fiksuese është gjithashtu i përshtatshëm për të
bërë tre kalime me parametra më të thellë në mënyrë
progresive kur prisni kanale të thella.
Veprimi i ndërrimit
Fig.4
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Sigurohuni që bllokuesi i boshtit të lirohet përpara
se të ndizet çelësi.
Për ta ndezur veglën lëshoni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për të ndaluar.
Për punime të vazhdueshme tërhiqni çelësin dhe më
pas lëshoni më tepër butonin e bllokimit. Për të ndaluar
veglën tërhiqni çelësin në mënyrë të tillë që butoni i
bllokimit të kthehet automatikisht. Më pas lëshoni
çelësin.
Pasi të keni liruar çelësin, funksioni i zhbllokimit
funksionon për të parandaluar tërheqjen e çelësit.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për RP1110C
Fig.5
Shpejtësia e veglës mund të ndryshohet duke kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një numër të
caktuar nga 1 në 5.
Shpejtësia më e lartë sigurohet kur disku kthehet në
drejtimin e numrit 5. Dhe shpejtësia më e ulët sigurohet
nëse ai kthehet në drejtimin e numrit 1.
Kjo lejon që të përzgjidhet shpejtësia ideale për
përpunimin optimal të materialit, pra, shpejtësia mund të
rregullohet siç duhet për t'iu përshtatur materialit dhe
diametrit të puntos.
Referojuni tabelës për lidhjen midis pozicioneve të
numrave në disk dhe shpejtësisë së përafërt të veglës.
Numri
1
2
3
4
5
006451
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.6
KUJDES:
Instaloni punton që të jetë e sigurt. Gjithmonë
përdorni çelësin që ofrohet bashkë me veglën. Një
punto e liruar ose më e shtrënguar se ç'duhet
mund të jetë me rrezik.
Mos e shtrëngoni mandrinon pa futur punton. Kjo
mund të çojë në prishjen e mandrinos.
Futeni punton deri në fund në mandrino. Shtypni
bllokuesin e boshtit për ta mbajtur atë të palëvizshëm
dhe përdorni çelësin për ta shtrënguar fort mandrinon.
Vegla ka të vendosur që në fabrikë një madrino me
diametër 8 mm ose 6,35 mm. Kur të përdorni punto
rrugëzuese me tub me madhësi të tjera diametri,
përdorni mandrinon me përmasat e sakta për punton që
dëshironi të përdorni.
Për të hequr punton, ndiqni procedurën e anasjelltë të
vendosjes.
Fig.7
PËRDORIMI
KUJDES:
Përpara punës, sigurohuni gjithmonë që trupi i
veglës të ngrihet automatikisht në kufirin e sipërm
dhe puntoja të mos dalë nga baza e veglës kur
lirohet leva e bllokimit.
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin e punës që do
të pritet pa bërë asnjë kontakt me punton. Në vijim
ndizeni veglën dhe prisni derisa puntoja të arrijë
shpejtësinë e plotë. Ulni trupin e veglës dhe lëvizeni
veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës
duke e mbajtur bazën e veglës rrafsh me të dhe duke
avancuar me ngadalë derisa të përfundojë prerja.
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të punës
duhet të jetë në të majtë të puntos në drejtim të furnizimit.
20
min
-1
8000
12 000
16 000
20 000
24 000

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rp1110c

Table of Contents