Makita VC3211H Instruction Manual page 23

Hide thumbs Also See for VC3211H:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Ruajtja e kordonit elektrik
Fig.6
NJOFTIM:
Mos e përdorni fshesën ose një vegël elektrike
të lidhur kur kordoni elektrik është mbledhur te
bazamenti mbajtës. Përdorimi i fshesës ose i një
vegle elektrike të lidhur me kordonin elektrik mund
të shkaktojë dëmtimin e kordonit elektrik.
2.
Ruajtja e unazave të përparme
Fig.7
Unazat e përparme 22, 24 dhe 38 mund të ruhen (deri
në dy njëkohësisht).
3.
Ruajtja e tubit
Fig.8
4.
Vendosja e një vegle elektrike me përmasa të
arsyeshme mbi bazamentin majtës, si p.sh.
një sharrë rrethore.
Fig.9
Bllokimi ose zhbllokimi i rrotës
Fig.10
Për ta bllokuar rrotën me ndalues, ulni levën e ndaluesit
dhe rrota nuk do të rrotullohet më. Për ta liruar rrotën
nga pozicioni i bllokimit, ngrini levën e ndaluesit.
Bllokimi i rrotës është i dobishëm kur ruani fshesën,
duke ndaluar punën që po kryhet dhe duke e mbajtur
fshesën të palëvizur.
Lëvizeni me dorë ndaluesin për ta vënë në punë.
NJOFTIM:
Kur lëvizni fshesën, sigurohuni që rrota të mos jetë
e bllokuar. Lëvizja e fshesës me rrotën në
pozicionin e bllokuar mund të shkaktojë dëmtimin
e rrotës.
Kapaku
Ka një kapak në portën e montimit. Kapaku parandalon
daljen e pluhurave të thithur nga fshesa.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Kjo njësi mund të përmbajë pluhura të rrezikshme.
Përdorni gjithmonë një respirator P2 kur zëvendësoni
elementet e filtrave dhe qeset e pluhurit.
Sigurohuni gjithmonë që fshesa të jetë fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Mos e ndizni derisa të jenë vendosur të gjithë
filtrat dhe qesja e pluhurit dhe të jetë testuar
kontrolli i vëllimit të qarkullimit.
Etiketa paralajmëruese
Fig.11
Ngjisni etiketën paralajmëruese në kornizën e posaçme
në fshesë.
Vendosja dhe heqja e qeses filtër
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë një respirator P2.
Kur përdorni qesen filtër, përdorni edhe filtrin e ajrit
që ishte vendosur paraprakisht në vegël. Nëse
nuk e përdorni bashkë me filtrin e ajrit, mund të
shkaktohet zhurmë e pazakontë dhe nxehtësi, e
cila mund të rezultojë në zjarr.
KUJDES:
Mos thithni ujë, lëngje të tjera ose pluhura të
njomë kur përdorni qesen filtër. Thithja e sendeve
të tilla mund të shkaktojë çarjen e qeses filtër.
Fig.12
1.
Zgjerimi i qeses filtër.
Fig.13
2.
Bashkërenditni vrimën e qeses filtër me vrimën e
thithjes së pluhurit në fshesë.
3.
Fusni kartonin e qeses filtër brenda në vegël në
mënyrë që të jetë e pozicionuar në fund, përtej
pjesës së dalë të dhëmbëzuar.
Kur ta hiqni qesen filtër, tërhiqni skajin në folenë e
qeses filtër në mënyrë që foleja të mbyllet me një letër.
Lidhja e tubit
KUJDES:
Mos e përkulni ose shtypni tubin me forcë. Mos e
lëvizni fshesën duke e tërhequr nga tubi. Përkulja,
shtypja dhe tërheqja e tubit mund të shkaktojë
dëmtimin ose deformimin e tubit.
Kur thithni mbeturina të mëdha si tallash, pluhura
betoni ose mbeturina të tjera të ngjashme me
përmasa jo të vogla, përdorni tubin me diametër të
brendshëm prej 38 mm (aksesor opsional).
Përdorimi i tubit me diametër të brendshëm prej
28 mm mund të shkaktojë bllokimin dhe dëmtimin
e tubit.
Vini gjithmonë kapakun në portën e montimit sa
herë të hiqni tubin nga vegla.
Fig.14
Hiqni kapakun nga porta e montimit. Mund ta vendosni
kapakun në mbajtësen e shumëfishtë ndërkohë që tubi
është i lidhur me veglën.
Fig.15
Fusni tubin në portën e montimit të depozitës dhe
rrotullojeni në drejtim orar derisa të zërë vend.
23

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents