Makita UB401MP Original Instruction Manual page 165

Blower attachment
Hide thumbs Also See for UB401MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i tubit bashkues
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë që tubi i
aksesorit të jetë i siguruar pas instalimit. Instalimi
i gabuar mund të bëjë që aksesori të bjerë nga njësia
elektrike dhe të shkaktojë lëndim të personit.
Montojeni tubin bashkues te njësia elektrike.
1.
Hiqni kapakun nga fundi i tubit.
► Fig.4: 1. Tubi 2. Kapaku
VINI RE:
Mos e hidhni kapakun sepse nevojitet
për ruajtjen e aksesorit.
2.
Rrotullojeni levën drejt aksesorit.
► Fig.5: 1. Leva
3.
Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës në
njësinë elektrike. Futeni tubin derisa butoni i lëshimit të
kërcejë jashtë.
Sigurohuni që vija e pozicionit në majë të shigjetës
në njësinë elektrike, shenja e shigjetës në njësinë
elektrike dhe shenja e shigjetës në tub të jenë përballë
njëra-tjetrës.
► Fig.6: 1. Butoni i lëshimit 2. Shenja e shigjetës në
njësinë elektrike 3. Kunji 4. Vija e pozicionit
5. Shenja e shigjetës në tub
4.
Lëvizeni levën drejt njësisë elektrike.
► Fig.7: 1. Leva
Sigurohuni që sipërfaqja e levës të jetë paralele me
tubin.
VINI RE:
Mos e shtrëngoni levën pa pasur të
futur tubin e aksesorit. Ndryshe, leva mund ta
shtrëngojë hyrjen e boshtit të transmisionit më shumë
se sa duhet dhe mund ta dëmtojë.
Për ta hequr tubin, rrotullojeni levën drejt aksesorit
dhe nxirreni tubin ndërsa shtypni për poshtë butonin e
lëshimit.
► Fig.8: 1. Butoni i lëshimit 2. Leva 3. Tubi
Instalimi i grykëzës së shtypur ose i
grykëzës zgjatuese
Aksesor opsional
1.
Hiqni grykëzën e përparme duke e rrotulluar siç
tregohet në figurë.
► Fig.9: 1. Grykëza e përparme
2.
Bashkoni tubin përshtatës me aksesorin dhe
pastaj rrotullojeni për ta fiksuar në vend.
► Fig.10: 1. Tubi përshtatës 2. Aksesori
3.
Montojeni grykëzën e shtypur ose grykëzën
zgjatuese tek tubi përshtatës dhe në vijim rrotullojeni
për ta fiksuar në vend.
► Fig.11: 1. Grykëza e shtypur 2. Grykëza zgjatuese
3. Tubi përshtatës
VINI RE:
Nuk disponohen kanalet në anën
e thellë të grykëzës së sheshtë ose grykëzës
zgjatuese. Sigurohuni që të përdorni kanalet në
figurë për të bashkuar grykëzën e sheshtë ose
grykëzën zgjatuese.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
dhe masat paraprake në kapitullin
"PARALAJMËRIME SIGURIE" dhe në manualin e
përdorimit të njësisë elektrike.
PARALAJMËRIM:
rregulloni pozicionin e varëses dhe të rripat e
krahut në pozicionin që ju përshtatet.
KUJDES:
përtokë kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose
pluhur nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose
lëndim.
Mbajeni makinerinë fort me të dyja duart dhe kryejeni
fryrjen duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje rreth
një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos e
drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër kënde,
nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën e gjerë.
Rregulloni shpejtësinë e ajrit me këmbëzën e çelësit
ose levën e akseleratorit të njësisë elektrike sipas
mjedisit ose kushteve tuaja të përdorimit.
► Fig.12
MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM:
ose kryeni mirëmbajtjen e veglës, fikni motorin
dhe hiqni kutinë e baterisë, ose ndaloni motorin
dhe hiqni kandeletën. Ndryshe, ventilatorët mund të
lëvizin dhe të rezultojë në lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë uleni
poshtë atë. Montimi ose rregullimi i pajisjes në
pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të
rënda.
PARALAJMËRIM:
dhe masat paraprake në kapitullin
"PARALAJMËRIME SIGURIE" dhe në manualin e
përdorimit të njësisë elektrike.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një
leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun
dhe të shtrydhur.
► Fig.13
Hiqini pluhurat apo papastërtitë nga hyrja e thithjes në
pjesën e pasme të aksesorit.
► Fig.14: 1. Foleja e thithjes
165 ALBANIAN
Ndiqni paralajmërimet
Përpara përdorimit,
Mos e vendosni makinerinë
Përpara se të inspektoni
Kur inspektoni ose
Ndiqni paralajmërimet

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

191p72-3

Table of Contents