Download Print this page

Montimi I Pajisjes; Montimi I Njësisë Së Brendshme; Montimi I Njësisë Së Jashtme; Lidhja E Tubacionit - Bosch Climate 3000i Installation Instructions Manual

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 54
Instalimi
Lloji i pajisjes
Lartësia e instalimit
CL3000iU W 26 E
CL3000iU W 35 E
CL3000iU W 53 E
CL3000iU W 70 E
tab. 6
Hapësira minimale
Në lartësi më të vogla instalimi, sipërfaqja e dyshemesë duhet të jetë
përkatësisht më e madhe.
Njësia e jashtme
▶ Mos e ekspozoni njësinë e jashtme ndaj avujve të vajit të motorit,
avujve të llixhave, gazit sulfurik etj.
▶ Mos e instaloni njësinë e jashtme drejtpërdrejt në ujë as mos e
ekspozoni ndaj erës detare.
▶ Njësia e jashtme duhet të jetë gjithnjë pa dëborë.
▶ Nuk duhet të ndërhyjë ajri i shkarkuar apo zhurma e funksionimit.
▶ Ajri duhet të qarkullojë mirë përreth njësisë, por pajisja nuk duhet të
ekspozohet ndaj erërave të forta.
▶ Kondensati i krijuar gjatë funksionimit duhet të lihet të rrjedhë
lirshëm. Nëse është nevoja, instaloni një zorrë kullimi. Në rajonet e
ftohta nuk rekomandohet të instaloni zorrë kullimi pasi mund të ngrijë
▶ Vendoseni njësinë e jashtme në një bazë të qëndrueshme.
3.3

Montimi i pajisjes

KËSHILLË
Mund të ndodhë dëmtim i materialit për shkak të montimit të
pasaktë!
Montimi i pasaktë mund të sjellë rënien e pajisjes nga muri.
▶ Montojeni pajisjen vetëm në një mur të fiksuar e të rrafshët. Muri
duhet të ketë mundësinë të mbajë peshën e pajisjes.
▶ Përdorni vida e upa të përshtatshme për tipin e murit dhe peshën e
pajisjes.
3.3.1
Montimi i njësisë së brendshme
▶ Hapeni kartonin nga lart dhe nxirrni njësinë e brendshme
( figura 6).
▶ Vendoseni njësinë e brendshme me kallëpet e paketimit përpara
( figura 7).
▶ Vidhosni e hiqni pllakën e montimit mbrapa njësisë së brendshme.
▶ Përcaktoni vendin e instalimit duke pasur parasysh distancat
minimale ( figura 2).
▶ Fiksojeni pllakën e montimit me një vidë e upë lart, në mes të murit
dhe drejtojeni horizontalisht ( figura 8).
▶ Fiksojeni pllakën e montimit me katër vida e upa të tjera në mënyrë që
të qëndrojë rrafsh me murin.
▶ Shponi murin për kalimin e tubave (pozicioni i rekomanduar në i
shpimit në mur është pas njësisë së brendshme  figura 9).
▶ Nëse është nevoja ndërroni pozicionin e kullimit të kondensatit
( figura 10).
Në shumicën e rasteve, rakordet e tubave në njësinë e brendshme
ndodhen mbrapa njësisë së brendshme. Ne rekomandojmë shtrirjen e
tubave përpara varjes së njësisë së brendshme.
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.1.
180
Hapësia minimale
2
[m]
[m
]
≥ 1,8
≥ 4
≥ 1,8
≥ 6
▶ Nëse është nevoja, përkuleni tubacionin në drejtimin e dëshiruar dhe
hapni një vrimë në anë të njësisë së brendshme ( figura 12).
▶ Kalojeni tubacionin përmes murit dhe montojeni njësinë e
brendshme në pllakën e montimit ( figura 13).
▶ Palosni kapakun e sipërm dhe hiqni një nga dy bokullat e filtrave
( figura 14).
▶ Futeni filtrin e dhënë në bokullën e filtrit dhe rimontojeni bokullën.
Nëse njësia e jashtme duhet hequr nga pllaka e montimit:
▶ Tërhiqni pjesën e poshtme të panelit në zonën e dy të futurave dhe
tërhiqni njësinë e brendshme përpara ( figura 15).
3.3.2
Montimi i njësisë së jashtme
▶ Vendoseni kartonin në këmbë.
▶ Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
▶ Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶ Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose
suportin e murit.
▶ Kapni ose varni njësinë e jashtme duke përdorur takot e dhëna të
vibrimit për këmbët.
▶ Kur instalohet me mbajtëse apo suport muri, vendoseni me
guarnicion bërrylin e dhënë të kullimit ( figura 16).
▶ Hiqni kapakun për lidhjet e tubave ( figura 17).
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.1.
▶ Rimontoni kapakun për lidhjet e tubave.
3.4

Lidhja e tubacionit

3.4.1
Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të
jashtme
KUJDES
Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë
Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.
▶ Kur ripërdorni lidhjet me flanxhë, ribëjeni gjithnjë pjesën me flanxha.
Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i
dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e
brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.
▶ Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot e flanxhave me ato
për diametrin e përshtatshëm ( tabela 7).
▶ Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit ( faqja 179).
▶ Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 11).
▶ Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
▶ Vendosni dadon në tub.
▶ Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën nga tabela 7.
Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë por jo përtej saj.
▶ Lidheni tubin dhe shtrëngojeni vidën me forcë rrotullimi sipas
tabelës 7.
▶ Përsëritni hapat e mësipërm për tubin e dytë.
KËSHILLË
Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes
linjave të freonit
▶ Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
▶ Vendosni e fiksoni izolimin e tubave.
Climate 3000i – 6721823680 (2021/02)

Hide quick links:

Advertisement

loading