Makita DVC265 Instruction Manual page 39

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC265:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Hapni kapakun në fshesë siç tregohet në figurë.
► Fig.32: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.33: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.34: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
Përdorni gjithmonë grepat në pjesën e
VINI RE:
pasme të kapakut kur hiqni njësinë me valë. Nëse
grepat nuk e kapin njësinë me valë, mbyllni plotësisht
kapakun dhe hapeni sërish ngadalë.
Regjistrimi i veglës për fshesën
SHËNIM: Për regjistrimin e veglës nevojitet vegël Makita
që mbështet funksionin e aktivizimit të lidhjes me valë.
SHËNIM: Përfundoni instalimin e njësisë me valë në
vegël përpara se të nisni regjistrimin e veglës.
SHËNIM: Gjatë regjistrimit të veglës, mos e tërhiqni
këmbëzën e çelësit në vegël ose mos shtypni çelësin
e fshesës për të fshirë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Nëse dëshironi të aktivizoni fshesën bashkë
me mekanizmin e funksionimit të veglës, kryeni
paraprakisht regjistrimin e veglës.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në "I (NDEZUR)".
► Fig.35: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë
në fshesë për 3 sekonda derisa llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë të pulsojë në të gjelbër. Më pas, në të
njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël.
► Fig.36: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse fshesa dhe vegla lidhen me sukses, llamba e
aktivizimit të lidhjes me valë do të ndizet në të gjelbër
për 2 sekonda dhe më pas do të fillojë të pulsojë në blu.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të gjelbër pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të gjelbër, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
SHËNIM: Kur kryeni dy ose më shumë regjistrime të
veglës për fshesën, përfundoni regjistrimin e veglës
një nga një.
Nisja e funksionit të aktivizimit të
lidhjes me valë
SHËNIM: Përfundoni regjistrimin e veglës për
fshesën për aktivizimin e lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithmonë vendoseni fshesën në mënyrë
të tillë që të mund të shikoni statusin e llambës së
aktivizimit të lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Pas regjistrimit të veglës në fshesë, fshesa do
të funksionojë automatikisht me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
1.
Instaloni përkatësisht njësitë me valë në fshesë
dhe në vegël.
2.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
3.
Lidhni tubin e fshesës me veglën.
► Fig.37
4.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në "I
(NDEZUR)". Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë do
të pulsojë në blu.
► Fig.38: 1. Çelësi i pushimit
5.
Shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
do të pulsojë në blu.
► Fig.39: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
6.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit të veglës. Kontrolloni
nëse fshesa funksionon me këmbëzën e çelësit në
vegël të tërhequr.
Gjithmonë kontrolloni nëse
KUJDES:
funksioni i aktivizimit me valë funksionon përpara
se të filloni punën me veglën.
Për të ndaluar aktivizimin e lidhjes me valë, shtypni
butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në vegël,
ose vendosni çelësin e pushimit në pastrues në "O
(FIKUR)".
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël do të ndalojë pulsimin në blu kur nuk kryhet
asnjë veprim për 2 orë. Në këtë rast, shtypni butonat
e aktivizimit me valë sërish në vegël.
SHËNIM: Fshesa ndizet/fiket me vonesë. Diktimi
i mekanizmit të funksionimit të veglës nga fshesa
kërkon pak kohë.
SHËNIM: Largësia e transmetimit të njësisë me valë
mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe
kushteve të mjedisit përreth.
SHËNIM: Kur dy ose më shumë vegla regjistrohen
në një fshesë, fshesa mund të fillojë të punojë edhe
nëse nuk keni tërhequr këmbëzën e çelësit pasi një
përdorues tjetër po përdor funksionin e aktivizimit të
lidhjes me valë.
39 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents