Makita DVC265 Instruction Manual page 33

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC265:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit
ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e
fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërime për sigurinë e fshesës
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Para përdorimit, sigurohuni që kjo fshesë të
1.
përdoret nga persona që janë udhëzuar siç
duhet mbi përdorimin e kësaj fshese.
Mos e përdorni fshesën pa filtër. Zëvendësoni
2.
menjëherë filtrat e dëmtuar.
Mos provoni të thithni materiale të ndezshme,
3.
fishekzjarrë, cigare të ndezura, hi të nxehtë, copa
të nxehta metali, materiale të mprehta si brisqe,
age, qelq të thyer ose sende të ngjashme.
4.
MOS E PËRDORNI ASNJËHERË FSHESËN
PRANË BENZINËS, GAZIT, BOJËS, LËNDËVE
NGJITËSE OSE SUBSTANCAVE TË TJERA
SHPËRTHYESE. Çelësi lëshon shkëndija kur
është NDEZUR dhe FIKUR. Kështu bën edhe
ndërçelësi i motorit gjatë përdorimit. Mund të
shkaktohet një shpërthim i rrezikshëm.
Mos thithni kurrë material toksike, kancerogjene,
5.
të djegshme ose të rrezikshme, si asbesti,
arseniku, bariumi, beriliumi, plumbi, pesticidet
ose materiale të tjera të rrezikshme për shëndetin.
Mos e përdorni kurrë fshesën jashtë kur bie shi.
6.
Mos përdorni burime që janë pranë nxehtësisë
7.
(soba etj.).
Mos i bllokoni tubat e ftohjes. Këto tuba
8.
mundësojnë ftohjen e motorit. Duhet treguar kujdes
për të shmangur bllokimin, përndryshe motori do të
digjet për shkak të mungesës së ventilimit.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
9.
duhur dhe ruani ekuilibrin.
10. Mos e palosni, tërhiqni ose shkelni zorrën.
Ndalojeni menjëherë fshesën nëse vëreni performancë
11.
të dobët ose diçka anormale gjatë përdorimit.
12. SHKËPUTENI BATERITË. Kur nuk është në punë,
para shërbimit dhe kur ndërroni aksesorët.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e sigurisë për
E RËNDËSISHME
13. Pastrojeni dhe bëjini shërbim fshesës
menjëherë pas çdo përdorimi për ta mbajtur në
gjendje sa më të mirë pune.
14. MIRËMBAJENI FSHESËN ME KUJDES. Mbajeni
fshesën të pastër për performancë më të mirë e më të
sigurt. Ndiqni udhëzimet për ndërrimin e aksesorëve.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso.
15. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose
pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar me
kujdes për të përcaktuar nëse do të funksionojnë
siç duhet dhe nëse do të kryejnë funksionin e
synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët
e tjera që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet
ose duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi
e autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe
në këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat me
defekt në një qendër shërbimi të autorizuar. Mos e
përdorni fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
16. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
17. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
18. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa kujdes mund
të shkaktojë thyerje edhe te fshesat më të forta.
19. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme ose
të brendshme me benzinë, hollues ose kimikate
pastrimi. Mund të shkaktohen krisje ose çngjyrime.
20. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina, disa
substanca kundër molës etj. mund të lëshojnë
avuj të ndezshëm, shpërthyes ose helmues ose
në vende ku ka prani pluhuri të ndezshëm.
21. Mos e përdorni fshesën kur jeni nën ndikimin e
drogave ose alkoolit.
22. Si rregull sigurie bazë, përdorni gjithmonë syze
mbrojtëse ose syze sigurie me mbrojtëse anësore.
23. Përdorni maskë kundër pluhurit në ambiente
pune me pluhur.
24. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
25. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me fshesën.
26. Mos i prekni kurrë bateritë apo fshesën me
duar të njoma.
27. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni shkallët.
28. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
1.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents