Skil DD1 3060 Series Original Instructions Manual page 115

Brushless cordless drill/driver
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
zjarr.
d) Në kushte abuzimi, nga bateria mund të rrjedhin
lëngje; shmangni kontaktin me to. Në rast se ndodh
aksidentalisht kontakti, shpëlajeni me ujë. Në rast
se lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund
të shkaktojë acarime ose djegie.
e) Mos e përdorni një pako baterish ose një vegël
që është e dëmtuar apo e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin sjellje të
paparashikuara, duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose
rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e
karikoni pakon e baterive ose veglën jashtë gamës
së temperaturës që specifikohet tek udhëzimet.
Karikimi i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë
gamën së specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të
rritë rrezikun për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos kryeni asnjëherë shërbimin për pakot e
baterive. Shërbimi për pakot e baterive duhet të kryhet
vetëm nga prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR TRAPANIN/VIDATORIN
ME BATERI
1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA VEPRIMET
a) Mbajeni mjetin e punës duke kapur sipërfaqet e
kapjes kur bëni një punë aty ku aksesori i prerjes
ose shtrënguesi mund të kontaktojë me kabllo
të fshehur. Aksesori i prerjes dhe shtrënguesit që
kontaktojnë një tel me korrent mund të ekspozojnë pjesët
metalike të mjetit në korrent dhe t'i japin përdoruesit një
goditje elektrike.
2) UDHËZIMET E SIGURISË KUR PËRDORNI PUNTO
TË GJATA
a) Asnjëherë mos e përdorni në shpejtësi më të madhe
se shpejtësia maksimale e lejuar e puntos. Në
shpejtësi më të larta, ka të ngjarë që puntoja të përkulet
nëse lihet të rrotullohet lirshëm pa pasur kontakt me
sipërfaqen e punës, duke shkaktuar kështu lëndime.
b) Gjithmonë filloni të shponi në shpejtësi të ulët me
majën e puntos në kontakt me sipërfaqen e punës.
Në shpejtësi më të larta, ka të ngjarë që puntoja të
përkulet nëse lihet të rrotullohet lirshëm pa pasur kontakt
me sipërfaqen e punës, duke shkaktuar kështu lëndime.
c) Ushtroni presion vetëm në vijë direkte me punton
dhe mos ushtroni presion të tepërt. Puntot mund të
përkulen duke shkaktuar thyerje ose humbje të kontrollit
dhe duke shkaktuar kështu lëndime.
TË PËRGJITHSHME
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Sigurohuni që çelësi E 2 të jetë në pozicionin e
mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose
të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
BATERIVE
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
115

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents