Download Print this page

Makita DUX18Z Instruction Manual page 30

Cordless multi function power head
Hide thumbs Also See for DUX18Z:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë matur sipas një metode standarde testimi dhe mund të
përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga lloji i
materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
1.
Mbajini gjithmonë duart, fytyrën dhe veshjet
larg veglës prerëse ndërkohë që ajo është
duke u rrotulluar. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë lëndim personal.
2.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
3.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në
një sipërfaqe të paqëndrueshme ose të
rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët. Gjatë
dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe
gjithmonë sigurohuni që të mbështetni këmbët
mirë.
4.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
që të shmangni humbjen e kontrollit.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
5.
për gurë ose objekte të tjera të forta. Ato mund
të fluturojnë tutje ose të shkaktojnë zmbrapsje të
rrezikshme dhe të rezultojnë në lëndim të rëndë
dhe/ose dëmtim të pronës.
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
Vërtetoni që masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin
Lexoni të gjitha
6.
Gjatë përdorimit të disqeve prerëse, shmangni
zmbrapsjen dhe përgatituni gjithmonë për
zmbrapsje aksidentale. Shihni seksionin për
zmbrapsjen.
7.
Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë
të shkurtër, hiqni gjithmonë kutinë e baterisë.
Vegla e pamonitoruar me kutinë e baterisë
të instaluar mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
8.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
9.
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun në
diskun prerës.
10. Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
11.
Mbani doreza mbrojtëse kur prekni diskun
prerës. Disqet prerëse mund të shkaktojë prerje
të thella në duar.
12. Kur prekni një fletë prerësi, mbani gjithmonë
doreza dhe vendosni kapakun e fletës mbi fletë.
13. Kur nuk e përdorni, vendosni kapakun e diskut
mbi disk. Hiqni kapakun përpara përdorimit.
14. Përpara se të transportoni veglën, fikeni atë
dhe hiqni kutinë e baterisë. Vendosni kapakun
në diskun prerës.
15. Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni
që vegla prerëse nuk ka prekur tokën dhe
pengesa të tjera, si p.sh. një pemë.
16. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen.
Mos e përdorni asnjëherë veglën me mbrojtëse
të dëmtuara ose pa vendosur mbrojtëset!
17. Kontrolloni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni kutinë e baterisë dhe
prisni derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar
plotësisht. Zëvendësoni menjëherë pajisjen
prerëse të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm
krisje sipërfaqësore.
18. Mos e përdorni veglën kur ka mot të keq ose
kur ka rrezik rrufesh.
19. Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
20. Gjatë përdorimit, mbajeni veglën gjithmonë me
të dyja duart. Mos e mbani kurrë veglën vetëm
me një dorë gjatë përdorimit.
21. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
dhe graso. Mbajini të pastra nga mbeturinat të
gjitha hyrjet e ajrit të ftohjes.
30 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Dux180088381732079