Philips 8000 Series Important Information Manual page 92

Hide thumbs Also See for 8000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
92
- Mos i tejkaloni asnjëherë sasitë maksimale të përmendura në shishe kur përdorni solucion të
lëngshëm pastrimi për dysheme. Mos shtoni më shumë se disa pika në ujin në depozitë, pasi kjo
depozitë ka një kapacitet prej 200 ml.
- Mos e pastroni shiritin metalik për njomje me një objekt të mprehtë, pasi mund ta dëmtoni atë.
Pastrojeni shiritin për njomje vetëm duke e shpëlarë atë me ujë rubineti. Ndërrojeni shiritin për
njomje kur nuk mund ta pastroni më atë.
- Ndërrojeni shiritin për njomje vetëm me një shirit origjinal.
- Për të garantuar rezultate të mira pastrimi dhe funksionimin e duhur të pajisjes dhe depozitës së
ujit, përdorni gjithmonë sfungjerë pastrimi origjinalë nga Philips.
- Pastroni depozitën e ujit sipas udhëzimeve. Depozita e ujit nuk është e përshtatshme për t'u larë
në enëlarëse.
- Mos përdorni solucione ose vegla pastrimi gërryese për të pastruar pedalin (Fig. 4) Aqua Boost.
- Pasi të lani dyshemetë, mos e ruani pajisjen me depozitën e ujit të vendosur në stacionin e
karikimit. Nëse e bëni këtë, sfungjeri për larje i njomë do të prekë murin dhe kjo gjë mund ta
dëmtojë murin. Hiqeni gjithmonë depozitën e ujit para se ta ruani pajisjen.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Përdorimi i pajisjes
Kufizimet e përdorimit
- Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme të forta me shtresë të sipërme rezistente ndaj ujit (si
p.sh. linoleum, pllaka të emaluara dhe parket të lustruar) dhe dysheme guri (si p.sh. mermer). Nëse
dyshemeja juaj nuk është trajtuar për t'u bërë rezistente ndaj ujit, konsultohuni me prodhuesin
nëse mund të përdorni ujë për ta pastruar atë. Mos e përdorni depozitën e ujit në dysheme të forta
të cilat e kanë të dëmtuar shtresën e sipërme rezistente ndaj ujit.
- Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme linoleumi, të cilat janë ngjitur siç duhet për të
parandaluar që linoleumi të tërhiqet nga grykëza për larje.
- Mos e përdorni depozitën e ujit për të pastruar tapete.
- Mos e lëvizni anash pajisjen me depozitën e ujit të montuar, pasi lë gjurma uji. Lëvizeni vetëm para
dhe prapa.
Shënim: Koha e përdorimit varet nga niveli i fuqisë së përdorur gjatë pastrimit.
Sfungjeri për larje dhe shiriti për njomje
Pajisja ofrohet me një shirit për njomje dhe dy sfungjerë identikë me mikrofibër për larje. Me
depozitën e ujit, shiritin për njomje dhe sfungjerin me mikrofibër për larje të vendosur në grykëzën
standarde të dyshemesë, mund të pastroni dysheme të forta.
Përdorimi i solucionit të lëngshëm të pastrimit për dysheme
në depozitën e ujit
Nëse dëshironi të shtoni një solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme në depozitën e ujit,
sigurohuni që të përdorni një solucion me pak shkumë ose pa shkumë, i cili mund të tretet në ujë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Xc8349/01Xc8147/01Aqua plus 8000 series

Table of Contents