Makita DFJ206 Instruction Manual page 23

Cordless
Hide thumbs Also See for DFJ206:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajtësi i baterisë (me baterinë) mund të veprojë si
furnizim i jashtëm me energji për pajisjet me USB.
Hapni kapakun dhe lidhni një kabllo USB (nuk
përfshihet) me portën e furnizimit me energji të
mbajtësit të baterisë. Më pas lidhni fundin tjetër të
kabllos te pajisja dhe ndizni çelësin pranë portës USB.
► Fig.20: 1. Kapaku 2. Çelësi
Mbajtësi i baterisë (me baterinë) furnizon D.C. 5 V, 2,1
A. Kablloja USB mund të vendoset brenda xhaketës
për lehtësi përdorimi duke përdorur vrimën në xhep dhe
mbajtësin e kabllos.
SHËNIM: Mbajtësi i baterisë mund të furnizojë energji
në disa pajisje me USB.
SHËNIM: Kur nuk e përdorni ose pas karikimit, hiqeni
kabllon USB dhe mbyllni kapakun.
SHËNIM: Energjia e baterisë konsumohet ndërsa
çelësi është i ndezur. Gjithmonë fikeni çelësin kur nuk
është në përdorim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që xhaketa të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse xhaketa nuk fiket ose gjendet
ndonjë defekt në një kuti baterie të karikuar
plotësisht, pastroni fundet e kontaktit të mbajtësit
të baterisë dhe kutisë së baterisë. Nëse xhaketa
vazhdon të mos punojë mirë, ndaloni përdorimin
e xhaketës dhe kontaktoni me qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi i xhaketës
Shkëputni njësinë(të) e ventilatorit dhe mbajtësin
e baterisë nga xhaketa përpara se ta lani. Ndiqni
udhëzimet në etiketë.
Për DFJ304 dhe DFJ305
Produktet e pambukut mund të tkurren kur lahen.
Mos e lani xhaketën me rroba të tjera. Duke vepruar
kështu mund të shkaktohet humbje e ngjyrave ose
transferim i ngjyrave.
Për DFJ405 dhe DFJ407
Përdorni rrjetën e rrobave kur përdorni lavatriçe.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Mbajtësi i baterisë
Seti i filtrave
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
23 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfj207Dfj304Dfj305Dfj405Dfj407

Table of Contents