Makita TD001G Instruction Manual page 32

Cordless
Hide thumbs Also See for TD001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të fikur llambat e përparme, çaktivizoni statusin e
llambës. Për të çaktivizuar statusin e llambës, në fillim
tërhiqni dhe lëshoni këmbëzën e çelësit. Brenda 10
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit, shtypni
dhe mbani të shtypur butonin
Kur statusi i llambës është i fikur, llambat e përparme
nuk ndizen edhe nëse tërhiqet këmbëza.
Për të ndezur statusin e llambës, shtypni dhe mbani
shtypur butonin
për pak sekonda.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, llambat e përparme
pulsojnë për një minutë dhe më pas ekrani LED
fiket. Në këtë rast, ftoheni veglën para se ta përdorni
përsëri.
SHËNIM: Për të konfirmuar statusin e llambës,
tërhiqni këmbëzën. Kur llambat e përparme ndriçohen
nga tërheqja e këmbëzës së çelësit, statusi i llambës
është i ndezur. Kur llambat e përparme nuk ndizen,
statusi i llambës është i fikur.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambave të përparme.
Bëni kujdes të mos gërvishtni lentet e llambave të
përparme, në të kundërt ato mund të ulin ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.6: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i regjimit të aplikimit
Çfarë është regjimi i aplikimit?
Regjimi i aplikimit është ndryshimi i rrotullimit të shpimit
dhe goditjes që janë të pranishme tashmë në vegël.
Duke zgjedhur një regjim të përshtatshëm aplikimi në
varësi të punës, ju mund të arrini punë më të shpejtë
dhe/ose finiturë më të bukur.
Kjo vegël përmban regjimet e mëposhtme të aplikimit:
Forca e goditjes
4 (Maks.)
3 (E fortë)
2 (Mesatare)
1 (E butë)
Lloji i asistimit
Regjimi i drurit
Regjimi T
(1)
Regjimi T
(2)
për pak sekonda.
32 ALBANIAN
Regjimi i bulonit (1) (në drejtimin orar/në drejtim
kundërorar)
Regjimi i bulonit (2) (në drejtimin orar/në drejtim
kundërorar)
Regjimi i bulonit (3) (në drejtimin orar/në drejtim
kundërorar)
Regjimi i aplikimit mund të ndryshohet me
butonin
,
ose butonin e ndërrimit të shpejtë të
regjimit.
► Fig.7: 1. Butoni i ndërrimit të shpejtë të regjimit
2. Butoni
3. Butoni
Duke regjistruar një regjim të caktuar aplikimi në vegël,
mund të kaloni te regjimi i regjistruar i aplikimit thjesht
duke shtypur butonin e ndërrimit të shpejtë të regjimit
(funksioni i ndërrimit të shpejtë të regjimit).
SHËNIM: Kur asnjë prej llambave në panel nuk është
e ndezur, tërhiqeni këmbëzën e çelësit një herë
përpara se të shtypni butonin e ndërrimit të shpejtë
të regjimit.
SHËNIM: Ju nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni
regjimin e aplikimit nëse nuk e përdorni veglën
për rreth një minutë. Në këtë rast, tërhiqni
këmbëzën e çelësit një herë dhe shtypni butonin
butonin
ose butonin e ndërrimit të shpejtë të
regjimit.
SHËNIM: Referojuni pjesës "Regjistrimi i regjimit
të aplikimit" te "Funksioni i ndërrimit të shpejtë të
regjimit" për të mësuar se si të regjistroni regjimin e
aplikimit.
Butoni i ndërrimit të shpejtë të
regjimit
Funksioni i butonit të ndërrimit të shpejtë të aplikimit
varion nëse keni regjistruar ose jo regjimin e aplikimit
në vegël.
► Fig.8: 1. Butoni i ndërrimit të shpejtë të regjimit
Kur regjimi i aplikimit nuk është i
regjistruar:
Niveli i forcës goditëse ndryshon sa herë që shtypni
butonin e ndërrimit të shpejtë të regjimit. Llambat e
përparme në të dyja anët do të pulsojnë një herë kur
forca goditëse ndryshohet duke shtypur butonin e
ndërrimit të shpejtë të regjimit.
Kur regjimi i aplikimit është i regjistruar:
Vegla kalon mes regjimit të aplikimit të regjistruar dhe
regjimit aktual të aplikimit sa herë që shtypni butonin e
ndërrimit të shpejtë të regjimit. Llambat e përparme në
të dyja anët do të pulsojnë një herë kur regjimi i aplikimit
ndryshohet duke shtypur butonin e ndërrimit të shpejtë
të regjimit.
SHËNIM: Kur statusi i llambës është i fikur, llambat
e përparme nuk do të pulsojnë edhe kur regjimi i
aplikimit ndryshohet duke shtypur butonin e ndërrimit
të shpejtë të regjimit.
SHËNIM: Referojuni pjesës "Regjistrimi i regjimit
të aplikimit" te "Funksioni i ndërrimit të shpejtë të
regjimit" për të mësuar se si të regjistroni regjimin e
aplikimit.
,

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents