Sensori I Kursimit Dhe Ndriçimi I Ekranit; Kujdesi Për Televizorin - Samsung The Sero LS05T User Manual

Hide thumbs Also See for The Sero LS05T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj
dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta
çaktivizoni, shkoni te
>
• Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga
funksioni Diktimi i dritës së ambientit.
• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo
mund të ulë ndriçimin e figurës.
Kujdesi për televizorin
• Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj
mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara
se të shihni televizor.
• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë
pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me
kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo
lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose
goditje elektrike.
• Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat
dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra.
Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me
mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me
një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi
sipërfaqen e panelit sepse mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion
pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në një leckë me
mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran dhe më pas përdoreni atë
për të fshirë njollat.
Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.
Shqip - 23

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents