Philips SBG315 Manual page 146

Hide thumbs Also See for SBG315:
Table of Contents

Advertisement

146
Shqip
- Kur rruani zona delikate për herë të parë, mund
të keni disa shqetësime, irritim ose skuqje të
lëkurës. Kjo është diçka normale pasi lëkurës
suaj i duhet pak kohë për t'u përshtatur me
procesin e rrojës.
- Nëse qimet janë më të gjata se 10 mm, fillimisht
shkurtojini deri në 3 mm për rezultate optimale
rroje.
- Për përdorim në gjendje të thatë, sigurohuni që
lëkura juaj të jetë e pastër dhe e thatë përpara
përdorimit të njësisë së rrojës.
- Përpara se të përdorni pajisjen në gjendje të
lagur, përgatiteni lëkurën me shkumë sapuni
ose rroje.
Rroja me njësinë e rrojës
Për të rruar qimet e trupit, përdorni njësinë e rrojës
pa krehër.
1 Hiqni çdo krehër shkurtimi nga pajisja (shih
'Heqja ose vendosja e krehrave të shkurtimit').
2 Ndizni pajisjen (shih 'Ndezja dhe fikja e pajisjes
').
3 Tendoseni lëkurën me dorën që keni të lirë.
Vendoseni njësinë e rrojës me kujdes mbi
lëkurë dhe lëvizeni me ngadalë dhe lehtë në
drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.
- Mos ushtroni shumë forcë. Nëse ushtroni
shumë forcë, mund të shtrembëroni fletën dhe
të irritoni lëkurën.
- Sigurohuni që njësia e rrojës të jetë gjithmonë
në kontakt të plotë me lëkurën.
- Makina e rrojës punon në dy drejtime, që do të
thotë se mund të rruani duke e lëvizur pajisjen
lart dhe poshtë. Për performancë optimale,
rruani në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents