Philips SBG315 Manual page 144

Hide thumbs Also See for SBG315:
Table of Contents

Advertisement

144
Shqip
Shkurtimi
2 Për të vendosur krehrin, puthitni pjesën e
përparme të krehrit te dhëmbët e njësisë së
rrojës dhe shtyjeni gjuhëzën mbrapa krehrit në
pajisje ("klik").
3 Për të shkëputur krehrin, shtyjeni me kujdes lart
nga pajisja dhe më pas hiqni krehrin nga njësia
e rrojës.
Këshilla për shkurtimin
- Nëse shkurtoni për herë të parë, bëni kujdes.
Mos e lëvizni pajisjen shumë shpejt. Bëni lëvizje
të lehta dhe të buta.
- Duke qenë se qimet rriten në drejtime të
ndryshme, duhet ta lëvizni pajisjen edhe në
drejtime të ndryshme (lart, poshtë ose tërthor).
Praktika është më e mira për rezultate optimale.
- Gjithmonë kryeni lëvizje të lehta dhe të buta
dhe sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të
qëndrojë në kontakt me lëkurën.
- Qimet e trupit mund të shkurtohen në gjendje
të lagur ose të thatë. Megjithatë, shkurtimi i
qimeve të trupit preferohet të bëhet në gjendje
të thatë, pasi qimet e lagura priren të ngjiten në
trup.
- Kur shkurtoni qime në zona delikate, gjithmonë
përdorni një krehër shkurtimi.
Shkurtimi me krehër
Shënim: Kur shkurtoni për herë të parë, përdorni
fillimisht krehrin më të gjatë për t'u mësuar me
pajisjen.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents