Skil 1005 Original Instructions Manual page 123

Table of Contents

Advertisement

NDËRRImI I BATERIVE
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të karikuesit dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
• Përdorni vetëm karikuesin 2610Z07481 nga SKIL dhe
baterinë/bateritë 2610Z07330 nga SKIL për këtë vegel
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
• Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 0...+45°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË VEGËL/KARIKUES/
BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
7 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
8 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
PËRDORImI
• Karikimi i baterisë 9
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
- futni baterinë në karikues
- drita e kuqe B do të ndizet duke treguar se bateria po
karikohet
- drita e kuqe B do të qëndrojë e ndezur për sa kohë që
bateria të jetë e lidhur me karikuesin dhe karikuesi
është në prizën në mur
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- pas 8 orësh, veprimi i karikimit do të përfundojë dhe
bateria mund të përdoret
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
• Ndezje/Fikje 0
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë !
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit @
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi C 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove #
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) $
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit F rrotullohet nga 1 në 20; pozicioni G do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
123

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents