Kontrolli Përfundimtar Dhe Kryerjae Provës; Lista E Kontrollit Përfundimtar; Përdorimi Manual; Kryerja E Provës - Carrier 42QZA009DS Series Installation Manual

Console type
Hide thumbs Also See for 42QZA009DS Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6. KONTROLLI PËRFUNDIMTAR DHE KRYERJA
E PROVËS
6.1 LISTA E KONTROLLIT PËRFUNDIMTAR
Për të përfunduar instalimin, kryeni kontrollet e mëposhtme përpara kryerjes së provës.
■ Qëndrueshmëria e vendit të instalimit për anët e brendshme dhe të jashtme. Konfirmoni që nuk ka bllokim të daljes së ajrit
apo rikthim të ajrit në njësi.
■ Fortësia e lidhjes së tubave ftohës. Konfirmoni që nuk ka rrjedhje
■ Lidhjet elektrike janë kryer saktë dhe njësia ka lidhje tokëzimi
■ Kontrolloni gjatësinë e përgjithshme të tubave dhe regjistroni vëllimin e agjentit ftohës shtesë të ngarkuar
■ Burimi i energjisë duhet të përputhet me tensionin nominal të kondicionerit
■ Izolimi i tubit
■ Shkarkimi
6.2 PËRDORIMI MANUAL
Përdorimi manual mund të bëhet duke shtypur butonin manual në panelin e ekranit.
Shtypni vazhdimisht butonin manual për të ndryshuar modalitetet si vijon:
■ Një herë = modaliteti "AUTO (Automatik)" [ngrohje, ftohje ose ventilator, 24°C dhe shpejtësi automatike ventilatori.
■ Dy herë = modaliteti "COOLING (Ftohje)" [kaloni në modalitetin "AUTO (Automatik)" pas 30 minutash (përdoret kryesisht
për qëllime testimi)]
■ Tri herë = FIKJE
6.3 KRYERJA E PROVËS
Caktojeni kondicionerin në modalitetin "COOLING (ftohje)" me anë të telekomandës (ose me butonin manual) dhe kontrolloni
gjendjen e funksionimit të njësisë së brendshme dhe të njësisë së jashtme. Në rast keqfunksionimi, zgjidheni atë duke vepruar
në përputhje me kapitullin "Zgjidhja e problemeve" te "Manuali i shërbimit".
Njësia e brendshme
■ Nëse punojnë mirë butonat (si ON/OFF (Ndezja/Fikja), MODE (Modaliteti), TEMPERATURE (Temperatura), FAN SPEED
(Shpejtësia e ventilatorit) etj.) në telekomandë.
■ Nëse grila e ajrimit lëviz normalisht.
■ Nëse temperatura e dhomës është rregulluar siç duhet.
■ Nëse dritat treguese në panelin e ekranit janë normale.
■ Nëse butoni "manual" punon mirë.
■ Nëse shkarkimi është normal.
■ Nëse ka dridhje apo zhurmë jonormale gjatë funksionimit.
■ Nëse njësia e brendshme punon mirë në modalitetin "COOLING (Ftohje)" ose "HEATING (Ngrohje)".
Njësia e jashtme
■ Nëse ka dridhje apo zhurmë jonormale gjatë funksionimit.
■ Nëse era, zhurma ose uji i kondensuar të krijuara nga kondicioneri shqetësojnë fqinjët tuaj.
■ Nëse ka rrjedhje të agjentit ftohës.
KUJDES
■ Gjatë rindezjes së njësisë, funksionimi do të vonohet me 3 minuta për mbrojtjen e saj.
SQ-14

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents