Përgatitja Për Instalim; Masat Paraprake Të Sigurisë - Carrier 42QZA009DS Series Installation Manual

Console type
Hide thumbs Also See for 42QZA009DS Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
1.1 MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
Instalimi, ndezja dhe shërbimet e riparimit të pajisjes mund të jenë të rrezikshme për shkak të presioneve të sistemit, pjesëve
elektrike dhe vendndodhjes së pajisjes (çati, struktura të ngritura etj.).
Kjo pajisje duhet të instalohet, ndizet dhe riparohet vetëm nga montuesit dhe mekanikët e trajnuar e të kualifikuar të shërbimit.
Gjatë punës në pajisje, zbatoni masat paraprake në dokumentet e produktit, si dhe në shënimet, afishet dhe etiketat e ngjitura
në pajisje.
Zbatoni të gjitha kodet e sigurisë. Mbani syze mbrojtëse dhe doreza pune. Gjatë kallajisjes, mbani pranë vetes një leckë
për fikjen e zjarrit dhe fikës zjarri. Bëni kujdes gjatë mbajtjes, ngritjes dhe vendosjes së pajisjeve të rënda.
Lexoni të gjitha këto udhëzime dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet ose njoftimet e përfshira në dokumentet e njësisë dhe ato
të bashkëngjitura te njësia. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Gazi ftohës është më i rëndë se ajri dhe zëvendëson oksigjenin. Rrjedhja masive mund të shkaktojë pakësimin
e oksigjenit, veçanërisht në bodrume, dhe mund të ketë rrezik asfiksie, duke rezultuar në lëndim të rëndë ose vdekje.
Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël, merrni masat e duhura për t'u siguruar që përqendrimi i agjentit
ftohës që rrjedh në dhomë nuk e kalon nivelin kritik.
Nëse ka rrjedhje të gazit ftohës gjatë instalimit, ajrosni menjëherë zonën.
Gazi ftohës mund të prodhojë gaz toksik nëse bie në kontakt me zjarr të shkaktuar p.sh. nga ngrohësi i ventilatorit,
furra ose pajisja e gatimit.
Ekspozimi në një gaz të tillë mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose vdekje.
Shkëputeni nga burimi i energjisë përpara se të provoni të kryeni punë elektrike. Lidhni mirë kabllon bashkuese.
Lidhja e gabuar mund shkaktojë dëmtimin e pjesëve elektrike.
Përdorni kabllot e specifikuara për lidhjet elektrike dhe lidhini mirë ato në seksionet lidhëse të bllokut terminal,
në mënyrë që forca e jashtme të mos ushtrohet në terminal.
Sigurohuni që të ketë tokëzim.
Mos i tokëzoni njësitë në tuba gazi, tuba uji, rrufepritës ose tela telefoni. Tokëzimi i paplotë mund të shkaktojë rrezik
goditjesh të rënda, duke rezultuar në lëndim ose vdekje.
Hidhini materialet ambalazhuese në mënyrë të sigurt.
Materialet ambalazhuese, të tilla si gozhdët dhe pjesët e tjera metalike ose prej druri mund të shkaktojnë plagosje
ose lëndime të tjera. Grisini dhe hidhini qeset plastike të ambalazhit në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me to.
Fëmijët që luajnë me qeset plastike rrezikojnë të asfiksohen.
Mos e instaloni njësinë pranë përqendrimeve të avujve të gazit ose të gazit të djegshëm.
Sigurohuni që të përdorni pjesët e instalimit që dhëna me pajisjen ose të specifikuara saktë.
Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë lirim të njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike, zjarr ose dëmtim të pajisjes.
Gjatë instalimit ose zhvendosjes së sistemit, mos lejoni futjen e ajrit ose të substancave të ndryshme nga agjenti
ftohës i specifikuar (R410A/R32) në ciklin e ftohjes.
Mos e modifikoni kurrë këtë njësi pa hequr mbrojtëset e sigurisë ose duke anashkaluar ndonjë prej çelësave
bllokues të sigurisë.
Instalimet elektrike duhet të kryhen në përputhje me manualin e instalimit dhe kodet vendase, shtetërore dhe lokale
të instalimeve elektrike.
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të posaçëm. Mos vendosni asnjëherë njëkohësisht pajisje të tjera në të njëjtën
prizë.
SQ-3

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents