Download Print this page

Fig.18 - Makita DUC353 Instruction Manual

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC353:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Ju mund të ndryshoni normën e furnizimit me vaj nga
vida përshtatëse. Sasia e vajit mund të përshtatet me
çelës universal.
► Fig.9: 1. Vida rregulluese
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Mos e prekni zinxhirin e sharrës me
duar të zhveshura. Mbani gjithmonë doreza kur
punoni me zinxhirin e sharrës.
Heqja ose instalimi i zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Zinxhiri i sharrës dhe shufra
udhëzuese akoma janë të nxehta pas përdorimit.
Lërini të ftohen para se të kryeni punë me veglën.
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Tërhiqni levën lart ndërkohë që shtypni fundin e
saj.
► Fig.10: 1. Leva
2.
Kthejeni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
liruar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
► Fig.11: 1. Disku rregullues
3.
Rrotullojeni levën në drejtim të akrepave të orës
derisa të hiqet kapaku i rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.12: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
4.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i sharrës me zinxhir.
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Sigurohuni për drejtimin e duhur të zinxhirit.
Shenja e shigjetës në zinxhir tregon drejtimin e zinxhirit.
2.
Njërin skaj të zinxhirit të sharrës instaloheni në
pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese dhe skajin tjetër
rreth rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.13: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar
3.
Vendoseni shufrën udhëzuese në vend mbi
sharrën me zinxhir.
4.
Rrotulloni diskun e rregullimit në drejtim "-" për të
rrëshqitur kunjin rregullues në drejtimin e shigjetës.
► Fig.14: 1. Kunji rregullues
5.
Vendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar mbi
sharrën me zinxhir në mënyrë që kunji rregullues të
vendoset në një vrimë të vogël të shufrës udhëzuese.
► Fig.15: 1. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar 2. Shufra
udhëzuese 3. Vrima
6.
Rrotulloni levën plotësisht në drejtim të akrepave
të orës dhe një çerek rrotullimi prapa për të mbajtur
lirshmërinë e përshtatjes së tendosjes së zinxhirit.
7.
Rrotulloni diskun rregullues për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit.
8.
Rrotulloni levën në drejtim të akrepave të orës
derisa kapaku i rrotës me dhëmbëzim të jetë i siguruar
dhe më pas kthejeni në pozicionin fillestar.
► Fig.16: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Procedurën për heqjen ose
instalimin e zinxhirit të sharrës kryejeni në një
vend të pastër pa tallash dhe gjëra të ngjashme.
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës, konsumimin e shufrës
udhëzuese dhe prishjen e diskut rregullues.
KUJDES:
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Shtypni dhe hapni plotësisht levën derisa ajo të
kërcasë. Rrotullojeni pak në drejtim të kundërt të akrepave
të orës për të liruar paksa kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
► Fig.17: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
2.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni diskun
rregullues në drejtimin "-" për ta liruar, rrotullojeni në
drejtimin "+" për ta shtrënguar. Shtrëngoni zinxhirin e
sharrës derisa ana e poshtme e zinxhirit të sharrës të
puthitet në shinën e shufrës udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.18: 1. Disku rregullues 2. Shufra udhëzuese
3. Zinxhiri i sharrës
3.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar. Sigurohuni që zinxhiri
i sharrës të mos lirohet në anën e poshtme.
4.
Kthejeni levën në pozicionin e saj fillestar.
► Fig.19: 1. Leva 2. Kapaku i rrotës së dhëmbëzuar
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
PËRDORIMI
Vajosja
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni periodikisht sasinë e vajit
të mbetur në depozitën e vajit.
Për të rimbushur depozitën, vendoseni sharrën anash dhe
hiqni kapakun e depozitës së vajit. Sasia e duhur e vajit
është 200 ml. Pas rimbushjes së depozitës, sigurohuni që
kapaku i depozitës së vajit të jetë shtrënguar mirë.
36 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Duc303Duc400