Makita UC3041A Instruction Manual page 41

Electric chain saw
Hide thumbs Also See for UC3041A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Prerjet me gropa dhe prerjet paralele me fijet e drurit
KUJDES:
Prerjet me gropa dhe paralele me fijet e drurit
mund të kryhen vetëm nga persona me trajnim të
veçantë.
Mundësia
rrezikun e lëndimit.
Fig.23
Prerjet paralele me fijet e drurit bëjini në një kënd sa më
të cekët që të jetë e mundur. Prerjet bëjini me sa kujdes
të mundeni meqë nuk mund të përdoret amortizatori me
maja.
Prerja e pemëve
KUJDES:
Prerja e pemëve mund të kryhet vetëm nga
persona të trajnuar. Puna është me rrezik.
Nëse dëshironi të prisni një pemë duhet ta bëni në
respektim të rregulloreve lokale.
Fig.24
Përpara se të nisni prerjen e një pemë, sigurohuni
që:
(1)
Në afërsi të mjedisit të jenë vetëm personat
që përfshihen në veprimtarinë e prerjes;
(2)
Çdo person i përfshirë ka një rrugë tërheqjeje
pa pengesa në një shkallë prej afërsisht 45° e
secilës anë të boshtit të prerjes. Merrni në
konsideratë dhe rrezikun shtesë të rënies së
pemëve në kabllot elektrike;
(3)
Baza e trungut të mos ketë objekte të huaja,
rrënjë dhe shtëpi afër;
(4)
Të mos ketë asnjë person ose objekte në një
distancë prej 2 1/2 e gjatësisë së pemës në
drejtimin ku do të bjerë pema.
Në lidhje me çdo pemë merrni në konsideratë
aspektet e mëposhtme:
Drejtimin nga është e anuar;
Degët gati të prera ose të thata;
Gjatësinë e pemës;
Përkuljen natyrale;
Nëse pema është e kalbur ose jo.
Llogarisni shpejtësinë dhe drejtimin e erës. Mos e
prisni pemën nëse era fryn me furi.
Krasitja e rrënjëve të dukshme: Nisni me rrënjët
më të mëdha. Në fillim bëni prerjet vertikale, më
pas ato horizontale.
Fig.25
Bëni një prerje të pjerrët: Kjo prerje e pjerrët
përcakton drejtimin në të cilin do të bjerë pema
dhe e udhëzon. Ajo bëhet nga ana nga ku do të
bjerë pema. Bëjeni këtë prerje të pjerrët sa më
afër tokës. Në fillim bëni prerjen horizontale në një
thellësi 1/5-1/3 të diametrit të trungut. Mos e bëni
prerjen e pjerrët shumë të madhe. Më pas bëni
prerjen diagonale.
Bëni prerjet korrigjuese të kësaj prerjeje të pjerrët
në gjithë gjerësinë e saj.
e
kundërveprimit
krijon
Fig.26
Prerjen e pasme bëjeni pak më lart se prerja bazë
e prerjes së pjerrët. Prerja e pasme duhet të jetë
krejtësisht horizontale. Lini afërsisht 1/10 e
diametrit të trungut ndërmjet prerjes së pasme dhe
prerjes së pjerrët.
Fibrat e drurit në pjesën e paprerë të trungut
shërbejnë si menteshë. Në asnjë rrethanë mos i
prisni të gjitha fibrat, sepse pema mund të bjerë në
mënyrë të pakontrolluar. Fusni pyka në prerjen e
pasme.
Për të mbajtur prerjen e pasme të hapur mund të
përdoren vetëm pyka plastike ose alumini.
Përdorimi i pykave prej hekuri është i ndaluar.
Qëndrimi në anë të pemës që bie. Mbani një zonë
të pastër pas pemës që shembet deri në një kënd
prej 45 ° nga secila anë e boshtit të pemës
(referojuni figurës për "zonën e prerjes"). Bëni
kujdes nga rënia e degëve.
Duhet të planifikohet dhe pastrohet një rrugë
largimi sipas nevojës para se të nisin prerjet.
Rruga e largimit duhet të kalojë nga pas dhe
diagonalisht me pjesën e pasme të linjës ku pema
pritet që të bjerë, siç ilustrohet në figurë.
Fig.27
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një inspektim ose
mirëmbajtje.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Punët e mirëmbajtjes që përshkruhen më poshtë
kryejini në intervale të rregullta. Pretendimet për garanci
do të pranohen vetëm nëse këto veprime janë kryer
rregullisht dhe siç duhet.
Përdoruesi mund të kryejë vetëm punët e mirëmbajtjes
të përshkruara në këtë manual përdorimi. Çdo veprim
tjetër duhet të kryhet nga qendrat e autorizuara të
shërbimit MAKITA.
Pastrimi i sharrës me zinxhir.
Sharrën pastrojeni rregullisht me një copë të pastër.
Dorezat në veçanti, nuk duhet të jenë kurrë me vaj.
Kontrolli i folesë plastike
Kryeni inspektime vizuale të rregullta të të gjitha pjesëve
të folesë. Nëse ndonjë nga pjesët është dëmtuar,
riparojeni menjëherë dhe siç duhet në qendrat e
shërbimit të autorizuara MAKITA.
41
korrenti
përpara
se
kryeni

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc3541aUc4041a

Table of Contents