Makita UC3041A Instruction Manual page 40

Electric chain saw
Hide thumbs Also See for UC3041A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kontrolli i frenit të zinxhirit
SHËNIM:
Nëse sharra me zinxhir nuk ndizet, kontrolloni
nëse është lëshuar freni i zinxhirit. Për të lëshuar
frenin e zinxhirit, tërhiqni fort prapa mbrojtësen e
duarve derisa ta ndieni që aktivizohet.
Fig.16
Fig.17
Kontrollojeni frenin e zinxhirit si më poshtë:
1.
Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart kur e
ndizni atë. Kapni dorezën e pasme me dorën e
djathtë, dorezën e përparme me të majtën.
Sigurohuni që shufra dhe zinxhiri të mos prekin
ndonjë objekt.
2.
Në fillim shtypni butonin e zhbllokimit dhe më pas
çelësin. Zinxhiri i sharrës do të ndizet menjëherë.
3.
Shtypni mbrojtësen e duarve përpara duke
përdorur pjesën e sipërme të dorës suaj.
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të ndalojë
menjëherë.
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon menjëherë, mos
e përdorni sharrën në asnjë mënyrë. Konsultohuni
me një qendër shërbimi Makita të autorizuar.
Kontrolli i frenave të ngadalësimit
Ndizni sharrën me zinxhir.
Lironi krejtësisht këmbëzën e çelësit. Sigurohuni që
zinxhiri i sharrës të ndalojë brenda një sekonde.
KUJDES:
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon menjëherë, mos
e përdorni sharrën në asnjë mënyrë. Konsultohuni
me një qendër shërbimi Makita të autorizuar.
Kontrolli i vajosësit të zinxhirit
Përpara se të nisni punën, kontrolloni nivelin e vajit në
pompë dhe shpërndarjen e vajit.
Niveli i vajit mund të shihet në dritaren me xham siç
tregohet në figurë.
Fig.18
Kontrolloni shpërndarjen e vajit si më poshtë:
Ndizni sharrën me zinxhir.
Me sharrën ndezur mbajeni zinxhirin e sharrës afërsisht
15 cm mbi një trung peme ose nga toka. Nëse lubrifikimi
është bërë siç duhet, rrjedhja e vajit do të lërë një
gjurmë të vogël vaji.
Kontrolloni drejtimin e erës dhe mos e ekspozoni veten
ndaj rrjedhjes së vajit pa qenë nevoja.
KUJDES:
Nëse nuk lihet asnjë gjurmë vaji, mos e përdorni
sharrën. Përndryshe do të shkurtohet jetëgjatësia e
zinxhirit. Kontrolloni nivelin e vajit. Pastroni kanalin
nga ku kalon vaji dhe vrimën nga ku futet vaji në
shufër (referojuni seksionit "MIRËMBAJTJA").
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
Fig.19
Mund ta rregulloni nivelin e ushqyerjes së pompës së
vajit me anë të vidës rregulluese.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe
dorezën e pasme dhe mbajeni fort veglën në
dorezën e përparme dhe dorezën e pasme gjatë
kohës që është në punë.
Siguroni gjithmonë lëndën drusore që do të prisni,
përndryshe copat e prera mund të shkaktojnë
lëndime personale.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
Prerja e trupave të pemëve
Fig.20
Për
prerjen
e
amortizatorin me maja që tregohet në figurë në trupin
që do të pritet.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni trupin duke
përdorur dorezën e pasme për të peshuar sharrën dhe
atë të përparme për ta drejtuar. Përdorni amortizatorin
me maja si aks.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më tepër
në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e përparme.
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me zinxhir pas çdo
prerjeje.
KUJDES:
Nëse skaji i sipërm i shufrës përdoret për prerje,
sharra me zinxhirë mund të mënjanohet në
drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec. Për këtë arsye,
prisni me skajin e poshtëm, në mënyrë që sharra
të mënjanohet larg trupit tuaj.
Fig.21
Prisni trupin të tendosur në anën e trysnisë (A) si fillim.
Më pas bëni prerjen përfundimtar në anën e tendosur
(B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
Fig.22
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
Prerja e degëve nga trupi mund të kryhet vetëm
nga persona të trajnuar. Kundërveprimi paraqet
një rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me zinxhir
mbi trung, nëse është e mundur. Mos prisni me majën e
shufrës
sepse
kundërveprimi.
Kushtojini kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.
40
trupave
pemëve,
kjo
mund
paraqesë
vendosni
rrezik

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uc3541aUc4041a

Table of Contents