Makita DCG140 Instruction Manual page 20

Cordless caulking gun
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Mund ta rrotulloni mbajtësen në përputhje me
situatat e kërkuara për të lehtësuar punën.
Mbajtësja e shkurtër (300 ml) është projektuar
vetëm për fishekë materiali. Përdorni vetëm
pistonin A me mbajtësen e shkurtër (300 ml) dhe
mos e përdorni me paketat e llojit me shtresë ose
për mbushje direkte. Gjithashtu përdorni shufrën e
duhur në përputhje me llojin e mbajtëses.
Instalimi i fishekut
NJOFTIM:
Sigurohuni që pistoni A është vendosur në shufër.
Mos përdorni lloj tjetër pistoni për fishekun.
Instalimi i fishekut në mbajtësen e shkurtër (300 ml)
Fig.13
Tërhiqni mbrapsht me ngadalë dorezën e shufrës derisa
të ndalojë.
Fig.14
Futni fishekun në mbajtëse si në figurë.
Shtyjeni shufrën lehtë derisa pistoni të prekë pjesën
fundore të fishekut.
Për ta hequr fishekun, tërhiqni shufrën mbrapsht derisa
të ndalojë, më pas nxirrni fishekun.
Instalimi i fishekut në mbajtësen e gjatë (600 ml)
Fig.15
Hiqni kapakun e mbajtëses nga mbajtësja.
Tërhiqni mbrapsht me ngadalë dorezën e shufrës derisa
të ndalojë.
Fig.16
Futni fishekun në mbajtëse.
Vendosni kapakun e mbajtëses. Sigurohuni që të jetë
shtrënguar fort.
Shtyjeni shufrën lehtë derisa pistoni të prekë pjesën
fundore të fishekut.
Për të hequr fishekun, hiqni kapakun e mbajtëses, më
pas nxirrni fishekun.
NJOFTIM:
Gjithmonë kontrollojeni fishekun për të shpuara
ose dëmtime përpara instalimit. Mos përdorni
fishek të dëmtuar, sepse vegla mund të dëmtohet.
Kur përdorni një fishek pjesërisht të përdorur, hiqni
çdo material të ngjitur në fishek.
Instalimi i paketës së llojit me shtresë
NJOFTIM:
Sigurohuni që pistoni B është vendosur në shufër. Mos
përdorni lloj tjetër pistoni për paketën e llojit me shtresë.
Paketa e llojit me shtresë mund të instalohet
vetëm në mbajtësen e gjatë (600 ml).
Hiqni kapakun e mbajtëses, hundëzën dhe guarnicionin
e gomës nga mbajtësja.
Tërhiqni mbrapsht me ngadalë dorezën e shufrës derisa
të ndalojë.
Fig.17
Pritni majën e paketës të llojit me shtresë.
Futeni paketën e llojit me shtresë në mbajtëse.
Fig.18
Vendosni guarnicionin e gomës, hundëzën dhe kapakun
e mbajtëses. Sigurohuni që kapaku i mbajtëses është
shtrënguar fort.
Shtyjeni shufrën lehtë derisa pistoni të prekë pjesën
fundore të paketës së llojit me shtresë.
SHËNIM:
Gjithmonë kontrollojeni paketën e llojit me shtresë për të
shpuara ose dëmtime përpara instalimit. Mos përdorni
paketë të dëmtuar, sepse vegla mund të dëmtohet.
Mbushja direkte
NJOFTIM:
Sigurohuni që pistoni C është i vendosur në shufër.
Mos përdorni lloj tjetër pistoni për mbushje direkte.
Mbushja direkte mund të realizohet vetëm me
mbajtësen e gjatë (600 ml).
Hiqni kapakun e mbajtëses, hundëzën dhe guarnicionin
e gomës nga mbajtësja.
Sigurohuni që doreza e shufrës është vendosur në
pozicionin më të përparmë.
Zhyteni grykën e mbajtëses në materialin izolues.
Tërhiqeni dorezën e shufrës me ngadalë derisa
mbajtësja të mbushet me sasinë e kërkuar të materialit
izolues.
Vendosni guarnicionin e gomës, hundëzën dhe kapakun
e mbajtëses. Sigurohuni që kapaku i mbajtëses është
shtrënguar fort.
NJOFTIM:
Pastrojeni mbajtësen me tretës të përshtatshëm
pas çdo dite pune. Në të kundërt materiali izolues i
ngjitur mund të shkaktojë thyerje të veglës.
PËRDORIMI
KUJDES:
Mos e prekni shufrën gjatë funksionimit. Në të
kundërt mund të pickoni gishtin ndërmjet shufrës
dhe folesë së veglës.
Gjithmonë mbani syze gjatë punës.
NJOFTIM:
Mos i mbuloni vrimat e ventilimit, sepse kjo mund
të shkaktojë mbinxehje ose mund të dëmtojë
veglën.
Nëse nuk mund ta nxirrni shufrën, rrotullojeni
diskun e rregullimit të shpejtësisë te 1 dhe tërhiqni
për një moment këmbëzën e çelësit, dhe provoni
të nxirrni shufrën pasi ka ndaluar motori. Nëse
shufra është ende e bllokuar, kryeni të njëjtin
veprim derisa shufra të mund të lëvizë.
Pritni majën e hundëzës së përshtatshme sipas llojit të
punës. Tregoni kujdes në madhësinë e prerjes së
hundëzës. Diametri i hundëzës ndikon në sasisë e
materialit izolues që shpërndahet.
Tërhiqni këmbëzën për të nxjerrë jashtë materialin
izolues.
20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcg180

Table of Contents