Makita DCG140 Instruction Manual page 19

Cordless caulking gun
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
caktuar, llamba vazhdon të ndriçojë në ngjyrë të kuqe
dhe vegla ndalon. Për të rindezur veglën, lëshoni
këmbëzën dhe tërhiqeni përsëri.
SHËNIM:
Kontrolloni se çfarë e shkakton mbingarkesën kur
llamba pulson ose ndizet. Ulni regjistrimin e diskut të
rregullimit të shpejtësisë ose rrisni diametrin e hundëzës.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Kur nuk e përdorni veglën, shtypni butonin e
bllokimit të këmbëzës nga krahu A për të bllokuar
këmbëzën e çelësit në pozicionin OFF (fikur).
Fig.6
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, jepet butoni i bllokimit të këmbëzës së çelësit.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e bllokimit të
këmbëzës nga krahu B dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
ndaluar.
Pas përdorimit, shtypni butonin e bllokimit të këmbëzës
nga krahu A.
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Fig.7
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të ndezur llambën.
Llamba vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së
këmbëzës së çelësit. Llamba fiket afërsisht 10 sekonda
pasi lëshohet këmbëza e çelësit.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Kur vegla mbinxehet, llamba vezullon. Lëreni
veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni sërish.
Funksioni parandalues i kullimit
Motori vazhdon të punojë për një kohë të shkurtër edhe
pasi është lëshuar këmbëza. Ajo lëshon presionin e
materialit izolues dhe parandalon kullimin.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Gjithmonë vendoseni veglën në tokë ose në
tavolinën e punës kur kryeni punë montimi. Nëse
nuk mbahet fort vegla mund të humbasë ekuilibrin
dhe të shkaktojë lëndim.
Instalimi i xhuntos së mbajtëses
Fig.8
Vendoseni mirë xhunton e mbajtëses në vegël,
vendosni pllakën dhe fiksojini fort me vida.
Për të hequr xhunton e mbajtëses, ndiqni procedurat e
mësipërme në rendin e kundërt.
SHËNIM:
Ka dy lloje mbajtësesh (aksesor opsional),
mbajtëse e shkurtër (300 ml) dhe mbajtëse e gjatë
(600 ml). Përdorni xhunton e përshtatshme të
mbajtëses sipas punës.
Instalimi i shufrës dhe i pistonit
Fig.9
Fig.10
Futni shufrën në kanalin e veglës.
Vendosni pistonin dhe shtrëngojeni me vidë.
Për të hequr shufrën dhe pistonin, ndiqni procedurën e
instalimit në rendin e kundërt.
NJOFTIM:
Dhëmbëzat në shufër duhet të jenë me drejtim
poshtë.
Ka tre lloje pistonash. Pistoni A për material në
fishek. Pistoni B për paketat të llojit me shtresë.
Pistoni C për mbushje direkte.
Zgjidhni pistonin e përshtatshëm në përputhje me llojin
e enës së materialit izolues. Pistoni i papërshtatshëm
mund të shkaktojë rrjedhje ose thyerje të veglës.
Ka dy lloje shufrash. Shufra e shkurtër për
mbajtësen e shkurtër (300 ml) dhe shufra e gjatë
për mbajtësen e gjatë (600 ml). Përdorni shufrën e
duhur në përputhje me llojin e mbajtëses.
Mbani gjithmonë pastër shufrën dhe pistonin.
Materiali izolues që ngjit mund të dëmtojë veglën.
Instalimi i mbajtëses
Fig.11
Fig.12
Mbajeni pjesën e poshtme të mbajtëses dhe xhunton e
mbajtëses, më pas rrotullojeni mbajtësen në drejtimin
orar. Shtrëngojeni fort derisa të ndalojë.
Sigurohuni që mbajtësja është shtrënguar fort. Në të
kundërt vegla mund të dëmtohet.
Për ta hequr mbajtësen, rrotullojeni në drejtimin kundërorar.
19

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcg180

Table of Contents