Beko CTB 6255 X User Manual page 49

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3
Përdorimi dhe mirëmbajtja
• Rekomandojmë që ta ndizni aspiratorin e
sobës para se të gatuhet ushqimi. Gjithashtu
rekomandojmë që pajisja të lihet në punë 15
minuta pasi të gatuhet ushqimi me qëllim që
të eliminohet plotësisht i gjithë ajri i ndotur.
Punimi i efektshëm i aspiratorit të gatimit varet
nga mirëmbajtja e vazhdueshme; filtri kundër
yndyrës dhe filtri i karbonit aktiv kërkojnë
vëmendje të veçantë.
• Filtri kundër yndyrës është përgjegjës për
thithjen e grimcave të yndyrës që fluturojnë në
ajër, prandaj mund të bllokohet me shpeshtësi
në varësi të përdorimit të pajisjes.
- Për të parandaluar zjarret e mundshme, të
paktën çdo 2 muaj filtrat kundër yndyrës duhet
të lahen me dorë duke përdorur detergjente
neutrale të lëngshme jo gërryese ose në
lavastovilje në temperatura të ulëta dhe cikle
të shkurtra.
- Pas disa larjesh, mund të ndodhin ndryshime
në ngjyrë. Kjo nuk do të thotë që duhet të
kërkoni ndërrimin e tyre.
• Filtrat e karbonit aktiv përdoren për të
pastruar ajrin që dërgohet në dhomë dhe
funksioni i tij është të pakësojë erërat e
pakëndshme të shkaktuara nga gatimi.
- Filtrat e karbonit aktiv jo të rigjenerueshëm
duhet të ndërrohen të paktën çdo 6 muaj.
Saturimi i qymyrit aktiv varet pak a shumë
nga përdorimi për kohë të gjatë i pajisjes, nga
lloji i kuzhinës dhe shpeshtësia me të cilën
pastrohet filtri kundër yndyrës.
• Para se të montoni filtrat kundër yndyrës
dhe filtrat e qymyrit aktiv është e
rëndësishme që ata të jenë plotësisht të
thatë.
• Pastrojeni aspiratorin shpesh, nga brenda
dhe jashtë, duke përdorur një leckë
të njomë me alkool të çnatyruar ose
detergjent të lëngshëm netural që nuk
është gërryes.
Aspirator Sobe / Manual Përdoruesi
• Sistemi i ndriçimit është bërë për t'u përdorur
gjatë gatimit dhe jo për ndriçimin e dhomës
për kohë të gjatë. Përdorimi i sistemit të
ndriçimit për kohë të gjatë pakëson ndjeshëm
jetëgjatësinë mesatare të llambave.
• Nëse pajisja është e pajisur me drita ndihmëse
është e mundur që ato të përdoren për ndriçim
të dhomës për kohë të gjatë.
mos zbatimi i paralajmërimeve për
pastrimin e aspiratorit dhe ndërri-
A
min e pastrimin e filtrave shkakton
rrezik zjarri. Prandaj rekomando-
het të të zbatohen udhëzimet e
sugjeruara.
Ndërrimi i llambave të halogjenit
(Fig.6):
Për të ndërruar llambat e halogjenit B, hiqeni pan-
elin e xhamit C duke bërë një veprim leve mbi të
çarat përkatëse. Ndërroni llambat me të reja të
të njëjtit lloj.
A
mos e prekni llambën me duar të
zhveshura.
Kursori i komandave (Fig.7)
simbolet kyçe janë shpjeguar më
poshtë:
A = Çelësi i llambës
A1 = Butoni Off
A2 = Butoni On
B = Kontrolli i shpejtësisë
B1 = Butoni Off
B2 = Butoni SHPEJTËSIA E PARË
B3 = Butoni SHPEJTËSIA E DYTË
B4 = Butoni SHPEJTËSIA E TRETË
C = Butoni i dritës paralajmësurese të mugullës.
49 / 51 SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents