Philips S7000 series Manual page 503

Hide thumbs Also See for S7000 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fushat elektromagnetike (EMF)
- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Kjo makinë rroje është e padepërtueshme nga uji.
Është e përshtatshme për përdorim në banjë ose
në dush ose për pastrim në çezmë. Prandaj,
për arsye sigurie, makina e rrojës duhet të
përdoret vetëm pa kordon.
- Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti që
variojnë nga 100 në 240 volt.
- Përshtatësi transformon 100-240 volt në një
tension të ulët dhe të sigurt, më të ulët se 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69dB(A)
Ekrani
Ngarkimi
Treguesi i ngarkimit të baterisë me 3 llamba
- Ngarkimi zgjat rreth 1 orë.
- Ngarkimi i shpejtë: Kur pajisja futet në prizë,
llambat e treguesit të ngarkimit të baterisë ndizen
vazhdueshëm njëra pas tjetrës. Kur pajisja merr
energji të mjaftueshme për një rrojë, llamba e
poshtme e treguesit të ngarkimit të baterisë fillon
të pulsojë me ngadalë.
- Nëse e lini pajisjen në prizë, procesi i ngarkimit
vazhdon. Për të treguar që pajisja po ngarkohet,
pulson fillimisht llamba e poshtme, pastaj ndizet
vazhdueshëm. Më pas pulson llamba e dytë dhe
ndizet vazhdueshëm, e kështu me radhë derisa
pajisja të ngarkohet plotësisht.
SHQIP
503

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents