Instalimi /44; Lidhja Elektrike /44; Ndezja E Pajisjes /44 - Beko WSA 29000 User Manual

Show-window refrigerator
Hide thumbs Also See for WSA 29000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
AL
 Nuk rekomandohet që ta ndaloni pajisjen
nëse nuk do ta përdorni për pak ditë. Nëse
nuk do ta përdorni për një periudhë më të
gjatë, ju lutem veproni si më poshtë:
- hiqeni aparatin nga priza;
- zbrazeni frigoriferin dhe ngrirësin;
- shkrijeni dhe pastrojeni pajisjen;
- lërini dyert të hapura për të shmangur erërat
e pakëndshme.
 Kablloja elektrike mund të zëvendësohet
vetëm nga një person i autorizuar.
 Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, ai
duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i
shërbimit ose persona të ngjashëm të
kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Instalimi
 Pajisja është ndërtuar që të punojë në
kategorinë 4H2 sipas SR EN ISO 23953-2
temperaturë ambienti 30
relative 55%5% - të cilat duhet të mbahen
vazhdimisht konstante. Montojeni pajisjen larg
nga burimet e nxehtësisë. Vendosja e pajisjes
në një dhomë të ngrohtë, ekspozimi direkt në
dritën e diellit ose vendosja pranë një burimi
nxehtësie (ngrohëse, sobë, furrë) çon në rritje
të konsumit të energjisë dhe ulje të jetëgjatësisë
të pajisjes.
 Ju lutem zbatoni distancat minimale të
mëposhtme:
- 100 cm nga sobat me qymyr ose naftë;
- 150 cm nga sobat elektrike dhe/ose me gaz;
Siguroni qarkullim të lirë të ajrit rrotull pajisjes,
duke zbatuar distancat e përmendura në
vizatime (Artikujt 2&3).
 Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa
frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis
frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
 Vendoseni pajisjen në një vend të thatë dhe
të ajrosur mirë, në nivel perfekt duke
rregulluar këmbët e para nëse është e
nevojshme (Artikulli 4).
0
0
C1
; lagështi
Udhëzime për përdorimin
 Çdo mobile "e varur" do të montohet në një
distancë minimale 10 cm mbi pajisje. E njëjta
distancë do të sigurohet në rast të një qosheje
ose elementi tjetër ndërtimi.
 Pajisja nuk është bërë që të integrohet në
mobilie.
 Ju lutem montoni aksesorët.
Lidhja elektrike
Pajisja juaj është ndërtuar që të punojë në
tension mono-fazë prej 220-240V, 50Hz. Para
se ta lidhni pajisjen me energjinë, sigurohuni
që parametrat e energjisë të shtëpisë
(tensioni, lloji i rrymës dhe frekuenca) të jenë
në përputhje me parametrat e punimit të
pajisjes.
 Informacionet në lidhje me tensionin e
energjisë dhe energjinë e tërhequr janë dhënë
në etiketën e vlerave të vendosur anash, të
cilat mund të shihen pasi të keni tërhequr
krisperin.
 Instalimi elektrik duhet të përputhet me
kërkesat ligjore.
 Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
problemet e mundshme që u ndodhin
personave, kafshëve ose pronave për shkak
të mos zbatimit të kushteve të përmendura
më sipër.
 Pajisja ka një kabëll energjie dhe një spinë
(tipi Europian, i shënuar 10/16A), me tokëzim
dysh. Në qoftë se spina nuk është e të njëjtit
tip me prizën, kërkojini një elektriçisti ta
ndërrojë.
 Mos përdorni adaptorë.
Ndezja e pajisjes
Para se ta ndizni pajisjen, pastrojeni pjesën e
brendshme të pajisjes. (Shiko "Pastrimi dhe
kujdesi").
Pasi të bëni këtë, lidheni pajisjen me
energjinë. Rregulloni butonat e termostatit në
një pozicion mesatar.
Për ndriçim brenda, rregulloni butonin e
bllokut të sinjalizimit në pozicionin mesatar.
Lëreni pajisjen të punojë rreth 2 orë para se të
vendosni brenda ushqime ose pije.
44

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents