Ruajini Këto Udhëzime - LG F12A8Q/TD(W)(A)(1-9) Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 343
Udhëzime të rëndësishme sigurie
I
Masat bazë për sigurinë
PARALAJMËRIM
Për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personave kur përdorni makinën
larëse, ndiqni masat bazë për sigurinë duke përfshirë dhe këto të mëposhtmet:
• Përpara se të hidhni një makinë të
vjetër, hiqeni atë nga priza. Bëjeni
spinën të papërdorshme. Priteni
kabllon ngjitur me pajisjen për të
parandaluar keqpërdorimin.
• Kur një produkt ka qenë i zhytur në
ujë, Ju lutemi, telefonojini qendrës së
shërbimit.
Ekziston rreziku i goditjes
elektrike dhe i zjarrit.
• Pajisja e lidhur me tubin kryesor të
furnizimit me ujë përdor tuba të rinj.
Tubat e vjetër nuk duhet të përdoren
përsëri.
I
Ruajini këto udhëzime
UDHËZIME MBI TOKËZIMIN
Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast keqfunksionimi ose avarie, tokëzimi do të zvogëlojë
rrezikun e goditjes elektrike nëpërmjet një linje të rezistencës së ulët për rrymën elektrike.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo që ka një përçues tokëzimi dhe spinë me tokëzim.
Spina duhet të vendoset në prizën e duhur, e cila është vendosur dhe tokëzuar siç duhet dhe
në përputhje me të gjitha rregullat dhe ligjet lokale.
• Mos përdorni përshtatës, përndryshe do të prishni spinën me tokëzim.
• Nëse nuk e keni prizën e duhur, konsultohuni me një elektricist.
PARALAJMËRIM
Lidhja e gabuar e përçuesit të tokëzimit të pajisjes mund të çojë në goditje elektrike.
Konsultohuni me një elektricist të kualifikuar ose me një person të mirëmbajtjes nëse keni
dyshime se pajisja nuk është tokëzuar ashtu siç duhet. Mos e modifikoni spinën që jepet bashkë
me pajisjen - nëse ajo nuk përputhet me prizën, vendosni prizën e duhur me anë të një
elektricisti të kualifikuar.
6
• Për të ulur rrezikun e ndonjë lëndimi
vetjak, përmbajuni të gjitha
procedurave të rekomanduara për
sigurinë, përfshirë këtu përdorimin e
dorashkave të gjata dhe të syzeve
mbrojtëse.
Moszbatimi i rregullave të
sigurisë në këtë manual mund të
shkaktojë dëmtim të pronës, lëndim vetjak
ose humbje të jetës.
• Mos e shtyni më poshtë nga sa duhet
derën e kësaj makine larëse kur ajo
është e hapur.
Kjo mund ta rrëzojë
makinën larëse.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents