Masat Bazë Për Sigurinë - LG F12A8Q/TD(W)(A)(1-9) Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 343
Udhëzime të rëndësishme sigurie
I
Masat bazë për sigurinë
PARALAJMËRIM
Për të ulur rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personave kur përdorni makinën
larëse, ndiqni masat bazë për sigurinë duke përfshirë dhe këto të mëposhtmet:
• Përpara instalimit, kontrolloni për
dëmtime të jashtme. Nëse ka, mos e
instaloni.
• Mos e instaloni ose mos e mbani
makinën larëse aty ku mund të
ekspozohet ndaj kushteve atmosferike.
• Mos ngacmoni çelësat e komandimeve.
• Mos riparoni ose mos zëvendësoni
ndonjë pjesë të makinës larëse ose mos
u përpiqni të bëni ndonjë shërbim po të
mos jetë rekomanduar në mënyrë
specifike në udhëzimet e përdoruesit/
mirëmbajtjes ose në udhëzimet e
publikuara të përdoruesit/riparimit që ju i
kuptoni dhe keni aftësi për t'i realizuar.
• Mbajeni ambientin poshtë dhe rreth
pajisjes suaj të pastër nga materiale që
digjen si pëlhura, letra, lecka, lëndë
kimike etj.
• Pajisja nuk është synuar që të përdoret
nga fëmijë të vegjël ose nga persona me
shëndet të dobët pa u mbikëqyrur. Mos
lejoni fëmijët të luajnë mbi, me, ose
brenda kësaj makine larëse ose çdo lloj
pajisjeje tjetër.
• Mos i lini kafshët shtëpiake t'i afrohen
makinës larëse.
• Mos e lini hapur derën e kësaj makine
larëse.
Dera e hapur mund t'i tërheqë fëmijët të
varen në derë ose të futen brenda makinës
larëse.
• Asnjëherë mos i fusni duart në makinën
larëse ndërkohë që ajo është në lëvizje.
Prisni derisa kazani të ketë ndaluar
plotësisht lëvizjen.
• Procesi i larjes mund të dobësojë mbrojtësin e
Për të evituar një
copave nga djegia.
rezultat të tillë, ndiqni me kujdes
udhëzimet e prodhuesit të rrobave mbi
larjen dhe kujdesin e tyre.
• Mos lani ose mos thani artikuj që mund
të jenë pastruar, larë, lagur ose njollosur
me lëndë djegëse ose shpërthyese (si
dylli, nafta, boja, benzina, holluesit,
tretësit e pastrimit të thatë, vajguri etj.), të
cilat mund të ndizen ose të shpërthejnë.
Nafta mund të mbesë në kazan pas një cikli të
plotë të larjes, duke marrë flakë gjatë procesit të
Kështu që, mos fusni rroba të
tharjes.
lyera me naftë në makinën larëse.
• Mos e përplasni derën e makinës larëse
kur doni ta mbyllni dhe as mos e hapni
me forcë kur ajo është e bllokuar.
mund të çojë në dëmtimin e makinës larëse.
• Kur makina larëse punon në temperaturë
shumë të lartë, dera e përparme mund të
jetë shumë e nxehtë. Mos e prekni.
• Para se të bëni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje ose pastrimi, për të
minimizuar mundësinë e ndonjë
goditjeje elektrike, hiqeni pajisjen nga
priza e rrymës elektrike ose shkëputeni
makinën larëse nga paneli i
shpërndarjes së rrymës te pajisjet
shtëpiake duke hequr siguresën ose
duke fikur automatin.
• Kur doni ta hiqni pajisjen nga priza, mos
e tërhiqni fort kabllon e prizës.
Përndryshe, kablloja që lidhet me rrymën
elektrike mund të dëmtohet.
• Asnjëherë mos u përpiqni që ta përdorni
këtë pajisje nëse ajo është e dëmtuar,
nuk funksionon në rregull, është
pjesërisht e çmontuar ose ka pjesë që i
mungojnë ose që janë të dëmtuara, duke
përfshirë dhe një spinë ose kabllo të
dëmtuar.
Kjo
5

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents