Philips LatteGo 4400 Series User Manual page 337

Fully automatic espresso machine
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
336
Rregullimi i cilësimeve të tjera të makinës
Duke prekur ikonën "Settings (Cilësimet)"
-
Fortësia e ujit: mund të zgjidhni midis 5 niveleve në përputhje me fortësinë e ujit në rajonin tuaj;
-
Koha e gatishmërisë: mund të zgjidhni 15, 30, 60 ose 180 minuta
-
Ndriçimi i ekranit: mund të zgjidhni të ulët, të mesëm dhe të lartë.
-
Gjuha
-
Tingulli: mund të aktivizoni apo çaktivizoni tingullin sinjalizues të aparatit.
-
Temperatura: mund të zgjidhni midis 3 temperaturave të përgatitjes për kafenë tuaj
-
Ndriçimi i përparmë (vetëm për serinë 5500): mund të zgjidhni "gjithmonë ndezur", "ndezur gjatë
përgatitjes" ose "gjithmonë fikur".
-
Njësia matëse: mund të zgjidhni midis ml. ose oz.
-
Aktivizimi i profilit: mund të aktivizoni ose të çaktivizoni profile.
-
Shpëlarja në çastin e ndezjes: mund të aktivizoni apo çaktivizoni një cikël shpëlarjeje automatik kur
ndizni aparatin.
-
Ndriçimi i pasmë i ekranit: mund të aktivizoni apo çaktivizoni ndriçimin e pasmë në butonat e pijeve.
Rikthimi në cilësimet fillestare
Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.
1 Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)"
2 Përdorni ikonat lart dhe poshtë për të zgjedhur "Factory settings (Cilësimet fillestare)". Konfirmoni duke
prekur ikonën "OK".
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
-
Cilësimet po rikthehen.
Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë, ndriçimi,
ndriçimi i pasmë i ekranit, shpëlarja gjatë ndezjes, tingujt, temperatura, ndriçimi i përparmë, profilet.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
Për video udhëzuese të detajuara për mënyrën se si të hiqni, vendosni dhe pastroni grupin e përgatitjes,
shkoni te www.philips.com/coffee-care.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina
1 Fikni makinën.
2 Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën e servisit (Fig. 21).
3 Shtypni çelësin (Fig. 22) "PUSH (SHTY)" dhe tërhiqni dorezën e grupit të përgatitjes për ta hequr atë nga
makina (Fig. 23).
Rivendosja e grupit të përgatitjes
Para se ta vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë, sigurohuni që të jetë në
pozicionin e duhur.
1 Kontrolloni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur. Shigjeta e cilindrit të verdhë në anë të
grupit të përgatitjes duhet të jetë në vijë të drejtë me shigjetën e zezë dhe "N" (Fig. 24).
-
Nëse nuk janë në vijë të drejtë, shtyjeni poshtë levën derisa të bjerë në kontakt me bazën e grupit (Fig.
25) të përgatitjes.
, mund të përshtatni cilësimet e mëposhtme të makinës:
.
për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.

Hide quick links:

Advertisement

Chapters

Table of Contents
loading

Table of Contents