Philips LatteGo 4400 Series User Manual page 340

Fully automatic espresso machine
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i plotë i LatteGo
1 Hiqni LatteGo nga aparati (Fig. 35).
2 Zbrazni qumështin e mbetur.
3 Shtypni butonin e lëshimit dhe hiqni enën e qumështit nga skeleti i LatteGo (Fig. 36).
4 Pastroni të gjitha pjesët në lavastovilje ose me ujë rubineti të vakët dhe pak detergjent të lëngshëm
enësh.
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në depozitën e
ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke pakësuar gëlqeren e
krijuar në makinën tuaj. Mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj lokal, në qendrat e
autorizuara të shërbimit ose në internet në adresën www.philips.com/parts-and-accessories.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Kur "AquaClean" është aktiv, statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm në ekran si përqindje.
-
Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda sa
herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
-
Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit «AquaClean» (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet të
aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Clean (Pastro)".
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në vend të ujit në makinë mund të futet ajër, çka bën shumë
zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
1 Prekni ikonën "Clean (Pastro)"
2 Prekni ikonën "OK" për ta konfirmuar.
3 Prekni sërish ikonën "OK" kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
4 Shkundeni filtrin për rreth 5 sekonda (Fig. 37).
5 Zhyteni filtrin përmbys në një kanë me ujë të ftohtë dhe shkundeni/shtypeni atë (Fig. 38).
6 Futeni filtrin vertikalisht në bashkuesin e filtrit në depozitën e ujit. Shtypeni derisa të arrijë në pikën më të
ulët të mundshme (Fig. 39).
7 Mbushni depozitën me ujë të pastër dhe vendoseni atë sërish në makinë.
8 Nëse është i montuar, hiqni LatteGo.
9 Vendosni një tas nën grykën e ujit të nxehtë.
10 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
11 Nga gryka e ujit të nxehtë do të dalë ujë i nxehtë për 1 minutë.
12 Filtri tashmë është aktivizuar me sukses.
dhe përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur "AquaClean".
për të nisur procesin e aktivizimit.
Shqip
339

Hide quick links:

Advertisement

Chapters

Table of Contents
loading

Table of Contents