Kërkesat E Instalimit - Samsung WD80J6A10AW User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kërkesat e instalimit
Furnizimi me energji elektrike dhe
tokëzimi
• Kërkohet siguresë ose automat AC 220-
240 V / 50 Hz
• Përdorni qark individual të degëzuar
specifik për makinën larëse
Për të siguruar tokëzim të mirë, makina
juaj larëse shoqërohet me një kabëll
korrenti e pajisur me një spinë me tre
dhëmbë me tokëzim për t'u përdorur në
një prizë të instaluar dhe tokëzuar mirë.
Sigurohuni me një elektricist ose person
shërbimi të kualifikuar nëse nuk jeni të
sigurt për tokëzimin.
Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse
nuk hyn në prizë, thërrisni një elektricist
të kualifikuar dhe instaloni një prizë të
përshtatshme.
PARALAJMËRIM
• MOS përdorni kabëll zgjatues.
• Përdorni vetëm kordonin elektrik që
jepet me makinën larëse.
• MOS e lidhni telin e tokëzimit në tuba
plastike, tuba gazi ose tuba të ujit të
ngrohtë.
• Konduktorët që nuk janë lidhur mirë
mund të shkaktojnë goditje elektrike.
WD80J6A10AW_DC68-03628L_SQ.indd 17
Furnizimi me ujë
Presioni i duhur i ujit për këtë makinë
larëse është midis 50 kPa dhe 800 kPa.
Presionet e ujit më pak se 50 kPa mund
të bëjnë që valvulat e ujit të mos mbyllen
plotësisht. Në të kundërt, ai mund të
zgjasë kohën e mbushjes së kazanit,
duke shkaktuar fikjen e makinës larëse.
Rubinetet e ujit duhet të jenë brenda 120
cm nga pjesa e pasme e makinës larëse
në mënyrë që tubat e dhënë të hyrjes të
arrijnë makinën larëse.
Për të pakësuar rrezikun e rrjedhjeve:
• Sigurohuni që rubinetat e ujit të jenë
lehtësisht të arritshëm.
• Mbyllni rubinetat kur makina larëse
nuk është në përdorim.
• Kontrolloni rregullisht për rrjedhje në
vendet e montimit të tubave të futjes
së ujit.
KUJDES
Përpara përdorimit të makinës larëse
për herë të parë, kontrolloni për rrjedhje
të gjitha lidhjet te valvula e ujit dhe te
rubinetat.
Shkarkimi
Samsung rekomandon një tub vertikal me
lartësi 60~90 cm. Tubi i shkarkimit duhet
të lidhet me një kapëse tubi në tubacion,
dhe tubacioni duhet ta mbulojë plotësisht
tubin e shkarkimit.
Shqip 17
2017/12/4 19:15:28

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wd80j6 seriesWd90j6 seriesWd90j6a10aw

Table of Contents