Samsung WD80J6A10AW User Manual page 841

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërime të rëndësishme të përdorimit
PARALAJMËRIM
Nëse pajisja përmbytet, çaktivizoni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe
kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
• Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
• Në rast të kundërt mund të sjellë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë
spinën e korrentit dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
• Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.
Në rastet kur rrjedh gaz (si p.sh. gaz propan, gaz i lëngshëm, etj) ajrosni menjëherë
ambientin pa e prekur spinën. Mos e prekni pajisjen ose kabllon elektrike.
• Mos përdorni ventilator elektrik.
• Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
Mos i lini fëmijët që të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Përveç kësaj, kur ta hidhni
pajisjen, hiqni levën e derës së makinës larëse.
• Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda produktit.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, polistirolin) që është vendosur në fund të
makinës larëse para se ta përdorni atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose
substanca të tjera të djegshme ose shpërthyese.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të
lartë/tharje/centrifugim).
• Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të
rrëshqitshme. Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
• Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
• Kjo gjë mund të shkaktojë lëndime.
Mos e prekni spinën elektrike me duart të lagura.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën nga priza ndërkohë që ajo është në funksionim.
• Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të
çojë në goditje elektrike ose zjarr.
WD80J6A10AW_DC68-03628L_SQ.indd 9
Shqip 9
2017/12/4 19:15:28

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wd80j6 seriesWd90j6 seriesWd90j6a10aw

Table of Contents