Kërkesat E Instalimit - Samsung WW12H8 series User Manual

Hide thumbs Also See for WW12H8 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kërkesat e instalimit
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi
Kërkohet siguresë ose automat AC 220-240 V / 50 Hz
Përdorni qark individual të degëzuar specifik për makinën larëse
Për të siguruar tokëzimin e duhur, makina larëse jepet me një kabllo elektrike me spinë tokëzimi me tre
kunja për përdorim në një prizë të instaluar dhe të tokëzuar siç duhet.
Kontrolloni me një elektricist ose person shërbimi të autorizuar nëse nuk jeni i sigurt për tokëzimin.
Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse ajo nuk hyn në prizë, telefononi një elektricist të kualifikuar për të
instaluar një prizë të përshtatshme.
PARALAJMËRIM
MOS përdorni kabllo zgjatuese.
Përdorni vetëm kordonin elektrik që jepet me makinën larëse.
MOS e lidhni kabllon e tokëzimit me tuba plastikë, linja të gazit ose tuba të ujit të nxehtë.
Përcjellësit e tokëzimit të lidhur në mënyrë të pasaktë mund të shkaktojnë goditje elektrike.
Furnizimi me ujë
Presioni i duhur i ujit për këtë makinë larëse është ndërmjet 50 kPa dhe 800 kPa. Presioni i ujit më i ulët se
50 kPa mund të bëjë që valvula e ujit të mos mbyllet plotësisht. Në të kundërt, ai mund të zgjasë kohën e
mbushjes së kazanit, duke shkaktuar fikjen e makinës larëse. Rubinetat e ujit duhet të jenë brenda 120 cm
nga pjesa e pasme e makinës larëse në mënyrë që tubat e futjes së ujit të arrijnë makinën larëse.
Për të pakësuar rrezikun e rrjedhjeve
Sigurohuni që rubinetat e ujit të jenë lehtësisht të arritshëm.
Mbyllni rubinetat kur makina larëse nuk është në përdorim.
Kontrolloni rregullisht për rrjedhje në vendet e montimit të tubave të futjes së ujit.
KUJDES
Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, kontrolloni për rrjedhje të gjitha lidhjet te
valvula e ujit dhe te rubinetat.
Untitled-6 12
Shqip - 12
2014-05-26
11:50:57

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww10h8 series

Table of Contents