Skil 5330AA Instructions Manual page 188

Compact multi-material saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat
elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e
kthimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
TË PËRGJITHSHME
• Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga
persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës
dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur
në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Para se të përdorni veglën për herë të parë
rekomandohet që të merrni disa informacione praktike
• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi 3
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
• Mos e përdorni kurrë veglën për mprehje me pjesën
anësore
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos e përdorni veglën e punës të fiksuar në një
pozicion (ajo nuk është e projektuar për përdorim me një
bango sharre)
• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Mos sharroni metale hekuri (ashklat e nxehta mund të
ndezin pluhurat në shkarkim)
• Kur punoni me gur, përdorni shkarkimin e
pluhurave; fshesa me korrent duhet të jetë e
miratuar për shkarkimin e pluhurave të gurit
(përdorimi i kësaj pajisjeje minimizon rreziqet në lidhje
me pluhurat)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Përdorni vetëm thikat e sharrës/ disqet prerëse me
një diametër minimal prej 85 mm, një diametër
maksimal prej 89 mm dhe një vrimë aksi prej 10 mm
• Mos përdorni kurrë disqe mprehës me këtë vegël
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të
veglës
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJATË PËRDORIMIT
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
• Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
• Mos punoni me veglën të ngritur mbi kokën tuaj (në
këtë mënyrë pune nuk sigurohet një kontroll i
mjaftueshëm i veglës së punës)
• Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Pas fikjes së veglës, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar një forcë anësore
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
4 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Ndezje/Fikje 8
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin A përpara
dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit B
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit B
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-28,5 mm) 9
- lironi kllapën C
- caktoni thellësinë e prerjes që dëshironi me anë të
shkallës D
- shtrëngoni kllapën C
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
! vetëm kur përdorni tehe të sharrës me diametër
89 mm, thellësia e prerjes përputhet me vlerën në
188

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5330

Table of Contents