Aksesorë Opsionalë - Makita LC1230 Instruction Manual

Metal cutting saw
Hide thumbs Also See for LC1230:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i diskut të sharrës
Përdorimi i një disku jo të mprehtë dhe të konsumuar
mund të bëjë që të mbingarkohet motori dhe të ulet
efikasiteti i prerjes. Zëvendësojeni me një disk të ri sapo
të bëhet joefikas.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.18: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.19: 1. Kaçavida 2. Kapaku i mbajtëses së
karboncinave
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
Pas përdorimit pastroni ashklat dhe pluhurin që ka hyrë
në vegël me një copë ose diçka të ngjashme. Mbajeni
mbrojtësen e diskut të pastër sipas udhëzimeve në
seksionin e trajtuar më sipër të titulluar "Mbrojtësja e
diskut". Pjesët rrëshqitëse lubrifikojini me vaj makinerie
për të parandaluar ndryshkun.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e sharrës me majë karbiti
(Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me
distributorin lokal të Makita për fletët e duhura të
sharrës që do të përdoren për materialin që do të
pritet.)
Syze mbrojtëse
Çelësi hekzagonal
Butoni i kyçjes (butoni i ndezjes)
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
23 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lc1230n

Table of Contents