Makita LC1230 Instruction Manual page 22

Metal cutting saw
Hide thumbs Also See for LC1230:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mos tentoni kurrë të prisni materiale më të holla
se 2 mm përveç tubave ose materialeve që
nuk mund të sigurohen siç duhet me morsetë.
Pjesa e prerë mund të kapet nga disku,
duke shkaktuar shpërndarje të rrezikshme të
ashklave dhe/ose të dëmtojë punton e karbitit.
Si rezultat mund të shkaktohen lëndime serioze.
Mos ushtroni presion të tepërt mbi dorezë gjatë
kohës që prisni. Presioni i tepërt mund të çojë
në mbingarkim të motorit, në ulje të efikasitetit
dhe/ose dëmtim të puntove të karbitit ose të
vetë diskut.
Një presion shumë i vogël mbi dorezë mund të
shkaktojë më tepër shkëndija dhe një disk të
konsumuar para kohe.
Mos e prekni diskun, materialin ose ciflat e prera
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Nëse disku ndalon gjatë punës, nëse bën një
zhurmë të çuditshme ose fillon të dridhet, fikeni
veglën menjëherë. Zëvendësojeni diskun e
krisur ose të dëmtuar me një të ri.
Mos prisni alumin, dru, materiale plastike,
beton, pllaka, tjegulla etj.
Përdorni gjithmonë disqe sharre me punto
karbiti të përshtatshme për punën tuaj.
Përdorimi i disqeve të papërshtatshme të
sharrës mund të japë rezultate të dobëta në
prerje dhe/ose mund të rrezikojë të lëndoheni
personalisht.
Mos e lëshoni kokën e sharrës të pakontrolluar
nga pozicioni plotësisht poshtë. Koka e
pakontrolluar e sharrës mund t'ju godasë duke
rezultuar në lëndim.
Mbajeni dorezën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa
disku të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas uleni
dorezën me ngadalë për ta afruar diskun më tepër me
materialin. Kur diskut të prekë, në fillim nisni prerjen me
ngadalë, duke shtuar gradualisht presionin ndërkohë që
pozicioni i prerjes stabilizohet. Presioni që ju ushtroni
mbi dorezë duhet të rregullohet që të prodhojë sa më
pak shkëndija.
Kur prerja përfundon, fikni veglën dhe PRISNI DERISA
DISKUT TË KETË NDALUAR PLOTËSISHT përpara se
ta ktheni dorezën plotësisht në pozicion të ngritur. Nëse
doreza ngrihet ndërkohë që disku rrotullohet ende,
pjesa e prerë mund të kapet nga disku, duke shkaktuar
një shpërndarje të rrezikshme të ashklave. Kur nuk
doni ta prisni një material deri në fund, ngrijeni dorezën
ndërkohë që disku rrotullohet ende. Fikja gjatë prerjes
mund të dëmtojë puntot e karbitit ndërkohë që ato janë
ende në kontakt me materialin.
Këndet e prerjes
► Fig.14
Siguroni materialin në morsetë siç tregohet në Figurën
A dhe vazhdoni prerjen e tij. Disku i sharrës do të ketë
një jetëgjatësi më të vogël nëse materiali prihet siç
tregohet në Figurën B.
KUJDES:
MOS e prisni materialin siç tregohet në Figurën
C, meqë kjo mund të bëjë që materiali të dalë
nga morseta, duke shkaktuar ndoshta dhe
lëndime.
Disku i sharrës konsumohet shumë më tepër kur pritet
zona A si në Figurën B. Vendosni një copë dru mbi
material siç tregohet në Figurën D, në mënyrë që disku
i sharrës të hyjë në zonën A me një kënd të caktuar. Kjo
do t'ju ndihmojë të rrisni jetëgjatësinë e diskut.
Dimensionet e lejueshme të prerjes ulen kur përdoret
një copë druri. Përdorni një copë druri dimensionet e së
cilës janë të barasvlershme me dimensionet maksimale
që lejohen për prerje, minus dimensionet e materialit
që do të prisni. Kjo do të minimizojë reduktimin e
jetëgjatësisë së diskut të sharrës.
Prerja e tubave, katrorëve dhe
kanaleve
► Fig.15
Disku i sharrës konsumohet më tepër kur priten zonat
A dhe B në Figurën F dhe në Figurën G. Vendosni një
copë dru mbi materialin e punës siç tregohet në Figurën
H dhe në Figurën I, në mënyrë që disku i sharrës të hyjë
në zonën A dhe B me një kënd të caktuar. Kjo do t'ju
ndihmojë të rrisni jetëgjatësinë e tehut.
Dimensionet e lejueshme të prerjes ulen kur përdoret
një copë druri. Përdorni një copë druri dimensionet e së
cilës janë të barasvlershme me dimensionet maksimale
që lejohen për prerje, minus dimensionet e materialit
që do të prisni. Kjo do të minimizojë reduktimin e
jetëgjatësisë së diskut të sharrës.
Prerja e formave drejtkëndëshe
► Fig.16
Siguroni materialin në morsetë siç tregohet në Figurën
J dhe vazhdoni prerjen e tij.
KUJDES:
MOS e prisni materialin siç tregohet në Figurën
K, meqë kjo mund të bëjë që materiali të dalë
nga morseta, duke shkaktuar ndoshta dhe
lëndime.
Transportimi i veglës
► Fig.17
Palosni kokën e veglës në pozicionin ku mund të lidhni
një zinxhir në grepin e dorezës. Mbani fort mbajtësen e
transportit kur transportoni veglën.
22 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lc1230n

Table of Contents