Aksesorë Opsionalë - Makita LS0816F Instruction Manual

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS0816F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
1.
Bllokoni shasinë në pozicionin e ulur me kunjin
e ndaluesit. Shtyni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni vidën me veshë për ta fiksuar shasinë.
2.
Lironi levën. Pastaj rrotulloni bulonin rregullues
0° me dy ose tre rrotullime në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për të anuar fletën e sharrës së
rrumbullakët në të djathtë.
► Fig.54: 1. Leva 2. Buloni rregullues 0°
3.
Me kujdes puthitni anën e fletës së sharrës me
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit me anë të
një vizoreje trekëndore, skuadër, etj., duke rrotulluar
bulonin rregullues 0° në drejtim të akrepave të orës. Më
pas shtrëngojeni levën fort për të siguruar këndin 0° që
keni vendosur.
► Fig.55: 1. Vizorja trekëndore 2. Fleta e sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bazës së
rrotullueshme
4.
Nëse treguesi nuk tregon 0°, lironi vidën që
siguron treguesin dhe rregullojeni në mënyrë që të
tregojë 0°.
► Fig.56: 1. Vida 2. Treguesi 3. Shkallëzimi i prerjes
së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
VINI RE:
Përpara se të rregulloni këndin e prerjes
së pjerrët 45°, përfundoni rregullimin e këndit të
prerjes së pjerrët 0°.
1.
Shtrëngoni vidën me veshë për të siguruar
shasinë.
2.
Lironi levën. Pastaj anoni plotësisht shasinë në të
majtë.
► Fig.57: 1. Vida me veshë 2. Leva
3.
Kontrolloni nëse treguesi tregon pozicionin 45° në
shkallën e këndit të prerjes së pjerrët.
Nëse treguesi nuk tregon pozicionin 45°,
bashkërenditeni atë me pozicionin 45° duke rrotulluar
bulonin rregullues 45°.
► Fig.58: 1. Buloni rregullues 45°
Zëvendësimi i karbonçinave
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në 3 mm (1/8")
në gjatësi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
► Fig.59
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
furçave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat
dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.60: 1. Kapaku i karbonçinës
Pas përdorimit
Pas përdorimit pastroni ashklat dhe pluhurin që ka hyrë
në vegël me një copë ose diçka të ngjashme. Mbajeni
mbrojtësen e diskut të pastër sipas udhëzimeve në
seksionin e trajtuar më sipër të titulluar "Mbrojtësja e
diskut". Pjesët rrëshqitëse lubrifikojini me vaj makinerie
për të parandaluar ndryshkun.
AKSESORË OPSIONALË
PARALAJMËRIM:
Makita rekomandohen për përdorim me veglën
Makita të specifikuar në manual. Përdorimi i
aksesorëve ose shtojcave të tjera mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
ose shtojcat Makita vetëm për qëllimin e tyre të
synuar. Keqpërdorimi i aksesorëve ose i shtojcave
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e sharrës me maja çeliku dhe karbiti
Morsa vertikale
Qese e pluhurit
Vizorja trekëndore
Çelësi hekzagonal
Seti mbështetës
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
56 SHQIP
Këta aksesorë ose shtojca
Përdorini aksesorët

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents