Samsung MG23F301T Series Owner's Instructions & Cooking Manual page 152

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 253
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim
të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
• Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat
e sigurisë (shulat e derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të
sigurisë.
• Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe
mos lejoni akumulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në
sipërfaqet izoluese. Mbajini pastër derën dhe sipërfaqet izoluese duke i
fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me një copë të butë dhe të thatë
pas çdo përdorimi.
• Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të
jetë riparuar nga një teknik i kualifikuar.
E rëndësishme: dera e furrës duhet të mbyllet mirë. Dera nuk duhet
të jetë e përkulur; menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të
lira; guarnicioni i derës dhe sipërfaqet izoluese nuk duhet të jenë të
dëmtuara.
• Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i
kualifikuar.
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 8
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 8
Garanci e kufizuar
"Samsung" do të faturojë tarifë riparimi për zëvendësimin e një aksesori ose
për riparimin e një defekti kozmetik nëse dëmi ndaj njësisë ose aksesorit
është shkaktuar nga klienti. Artikujt që mbulon ky kusht përfshijnë:
• Dyert, dorezat, paneli i jashtëm ose paneli i kontrollit që janë ngrënë,
konsumuar apo prishur.
• Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën me tela të thyer ose
të humbur.
Përdoreni furrën vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në këtë
manual udhëzimi. Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë
në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që
mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të veproni praktikisht, me kujdes
dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim furrën.
Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato
që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese
mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime,
kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit "Samsung" ose gjeni ndihmë dhe
informacion në internet në www.samsung.com.
Përdoreni këtë furrë vetëm për ngrohje ushqimesh. Ajo është parashikuar
vetëm për përdorim shtëpiak. Mos nxehni asnjë lloj tekstili apo jastëku
me grurë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga
përdorimi i papërshtatshëm apo i gabuar i furrës.
Për të evituar degradimin e sipërfaqes së furrës dhe situatat e rrezikshme,
mbajeni gjithnjë mirë dhe pastër furrën.
Përkufizimi i grupit të produktit
Ky produkt është një pajisje ISM e grupit 2, kategoria B. Përkufizimi
për grupin 2 i cili përfshin pajisjet ISM, në të cilat energjia me radio-
frekuencë prodhohet qëllimisht dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit
elektromagnetik për trajtimin e materialit dhe pajisjet EDM dhe pajisjet që
krijojnë qark elektrik.
Te pajisjet e kategorisë B, futen pajisjet e përshtatshme për përdorim në
ambientet shtëpiake dhe në ambientet që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin e
furnizimit me energji me voltazh të ulët, i cili furnizon godinat e banimit.
Shqip - 8
6/7/2022 12:53:53 PM
6/7/2022 12:53:53 PM

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mg23f302t series

Table of Contents