Këshilla Të Përgjithshme Sigurie - Bosch Climate 3000i Operating Instructions For Users

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 51
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
H Udhëzime për grupin e synuar
Ky manual synohet për përdoruesit e sistemit të
kondicionerit. Duhet të respektohen udhëzimet në të
gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në rast
mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale
dhe lëndime në persona deri në rrezikim për jetën.
▶ Lexojini dhe ruajini manualet e përdorimit për të
gjithë komponentët e sistemit përpara përdorimit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe
të mirëmbajtjes.
H Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Njësia e brendshme synohet për instalim brenda
ndërtesës me lidhje drejt një njësie të jashtme dhe
komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh. rregullatorë.
Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës
me lidhje drejt një a më shumë njësive të brendshme
dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh.
rregullatorë.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me
përdorimin e parashikuar. Përdorimi i
papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij
përjashtohen nga detyrimet tona.
Për instalimin në vende të posaçme (garazhe
nëntokësore, salla tenike, ballkone apo në ambiente
gjysmë të hapura):
▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e
instalimit të përcaktuara në dokumentacionin
teknik.
H Rreziqet e përgjithshme nga freoni
▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon R32. Gazi i
freonit mund të shkaktojë gaze toksike kur bie në
kontakt me zjarrin.
▶ Kontrolloni rregullisht sistemin nga një specialist i
lecensuar dhe lëreni të presë.
▶ Nëse ka dyshim për rrjedhje freoni, ajroseni mirë
ambientin dhe njoftoni specialistin e miratuar.
H Restaurimi dhe riparimet
Modifikimet e papërshtatshme të sistemit të
kondicionerit mund të shkaktojnë lëndime dhe/ose
dëmtime të pronës.
▶ Kryeni punime vetëm nga një kompani të licencuar.
▶ Mos u bëni modifikime njësisë së jashtme, të
brendshme apo pjesëve të tjera të sistemit të
kondicionerit.
▶ Hiqeni kondicionerin nga korrenti përpara të gjitha
punëve të mirëmbajtjes.
172
H Këshilla për administrimin e sistemit
Përdorimi i gabuar i kondicionerit mund t'ju cenojë
shëndetin.
▶ Mos e ekspozoni trupin drejtpërdrejt në rrymën e
ajrit për periudha të gjata kohe.
▶ Për foshnjat, fëmijët, të moshuarit, personat në
shtrat apo invalidë, sigurohuni që temperatura e
ambientit të jetë e përshtatshme për ata që
ndodhen në ambient.
▶ Mos fusni kurrë sende në pajisje, mund të
lëndoheni.
Keqpërdorimi i pajisjes mund të sjellë rënie të
rendimentit, si dhe dëmtim të pajisjes dhe lëndim.
▶ Mos i bllokoni hyrjet dhe daljet e ajrit të pajisjeve.
▶ Mbyllini dyert dhe dritaret gjatë funksionimit.
▶ Mbrojeni njësinë e brendshme nga hyrja e ujit.
▶ Kontrollojeni rregullisht skeletin e montimit të
njësisë së jashtme për konsumim dhe fiksimin e
duhur.
▶ Mos ushtroni peshë mbi njësinë e jashtme, p.sh. me
objekte apo persona.
▶ Mbajini në minimum pluhurin, avujt dhe lagështinë
në ambientin e instalimit të njësisë së brendshme.
▶ Mos përdorni gaze që digjen lehtësisht pranë
pajisjeve, si p.sh. nga kënaçet spërkatëse.
▶ Nëse diçka nuk ju duket në rregull me kondicionerin
(p.sh. erë e djegur, kabllo me defekt), ndalojeni
funksionimin dhe hiqeni menjëherë nga korrenti.
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në
shtëpi dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike
vlejnë në përputhje me EN 60335-1 standardet e
mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç
ose nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe dijesh
nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në
lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë
rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta
nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët
pa qenë nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit
ose një person me kualifikim të ngjashëm, për të
mënjanuar rreziqet."
Climate 3000i – 6721823682 (2021/02)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents