Download Print this page

Përgatitja Për Instalim - Carrier 38QUS014DS2 Series Installation Manual

Multi system air conditioner multi system air conditioner
Hide thumbs Also See for 38QUS014DS2 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
1.1 Masat e sigurisë
Instalimi, ndezja dhe shërbimet e riparimit të pajisjes së kondicionerit mund të sjellin rrezik për shkak të presioneve të sistemit,
komponentëve elektrikë dhe vendndodhjes së pajisjes (çati, struktura të ngritura etj.).
Kjo pajisje duhet të instalohet, ndizet dhe riparohet vetëm nga montuesit dhe mekanikët e trajnuar e të kualifikuar të shërbimit.
Gjatë punës në pajisje, lexoni masat paraprake në dokumentet e produktit, si dhe në shënimet, afishet dhe etiketat e ngjitura
në pajisje.
Zbatoni të gjitha kodet e sigurisë. Mbani syze mbrojtëse dhe doreza pune. Gjatë kallajisjes, mbani pranë vetes një leckë
për fikjen e zjarrit dhe fikës zjarri. Bëni kujdes gjatë mbajtjes, ngritjes dhe vendosjes së pajisjeve të rënda.
Lexoni të gjitha këto udhëzime dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet ose njoftimet e përfshira në dokumentet e njësisë dhe
ato të bashkëngjitura te njësia. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Gazi ftohës është më i rëndë se ajri dhe zëvendëson oksigjenin. Rrjedhja masive mund të shkaktojë pakësimin e
oksigjenit, veçanërisht në bodrume, dhe mund të ketë rrezik asfiksie, duke rezultuar në lëndim të rëndë ose vdekje.
Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël, merrni masat e duhura për t'u siguruar që përqendrimi i agjentit
ftohës që rrjedh në dhomë nuk e kalon nivelin kritik.
Nëse ka rrjedhje të gazit ftohës gjatë instalimit, ajrosni menjëherë zonën.
Gazi ftohës mund të prodhojë gaz toksik nëse bie në kontakt me zjarrin p.sh. nga kaloriferi, soba ose pajisja e gatimit.
Ekspozimi në një gaz të tillë mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose vdekje.
Shkëputeni nga burimi i energjisë përpara se të provoni të kryeni punë elektrike. Lidhni mirë kabllon lidhëse.
Lidhja e gabuar mund shkaktojë dëmtimin e pjesëve elektrike.
Përdorni kabllot e specifikuara për lidhjet elektrike dhe lidhini mirë ato në seksionet lidhëse të bllokut të terminaleve,
në mënyrë që forca e jashtme të mos ushtrohet në terminal.
Sigurohuni që të ketë tokëzim.
Mos i tokëzoni njësitë me tuba gazi, tuba uji, rrufepritës ose tela telefoni. Tokëzimi i paplotë mund të shkaktojë rrezik goditjesh
të rënda, duke rezultuar në lëndim ose vdekje.
Hidhini materialet ambalazhuese në mënyrë të sigurt.
Materialet ambalazhuese, të tilla si gozhdët dhe pjesët e tjera metalike ose prej druri mund të shkaktojnë plagosje ose
lëndime të tjera. Grisini dhe hidhini qeset plastike të ambalazhit në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me to. Fëmijët që luajnë
me qeset plastike rrezikojnë të asfiksohen.
Mos e instaloni njësinë pranë përqendrimeve të avujve të gazit ose të gazit të djegshëm.
Sigurohuni që të përdorni pjesët e instalimit që ofrohen me pajisjen ose të specifikuara saktë.
Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë lirimin e njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike, zjarr ose dëmtim të pajisjes.
Gjatë instalimit ose zhvendosjes së sistemit, mos lejoni futjen e ajrit ose të substancave të ndryshme nga agjenti
ftohës i specifikuar (R410A/R32) në ciklin e ftohjes.
Lloji me tub dhe kasetë për ambiente të brendshme nuk mund të hapet nga vetë përdoruesit dhe mirëmbajtja duhet
të kryhet nga personeli i kualifikuar i shërbimit dhe duhet të vendoset në nivel jo më pak se 2,5 m nga dyshemeja.
Punimet elektrike duhet të kryhen në përputhje me manualin e instalimit dhe kodet vendore, shtetërore dhe lokale
të instalimeve elektrike.
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të posaçëm. Mos lidhni asnjëherë njëkohësisht pajisje të tjera në të njëjtën prizë.
SQ-3

Hide quick links:

Advertisement

loading