Përgatitja Për Instalim; Masat Paraprake Të Sigurisë - Carrier 42QSS009DS Installation Manual

Duct type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QSS009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
1.1 MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
Instalimi, ndezja dhe shërbimet e riparimit të pajisjes së kondicionerit mund të sjellin rrezik për shkak të presioneve të sistemit,
komponentëve elektrikë dhe vendndodhjes së pajisjes (çati, struktura të ngritura etj.).
Kjo pajisje duhet të instalohet, ndizet dhe riparohet vetëm nga montuesit dhe mekanikët e trajnuar e të kualifikuar të shërbimit.
Gjatë punës në pajisje, lexoni masat paraprake në dokumentet e produktit, si dhe në shënimet, afishet dhe etiketat e ngjitura
në pajisje.
Zbatoni të gjitha kodet e sigurisë. Mbani syze mbrojtëse dhe doreza pune. Gjatë kallajisjes, mbani pranë vetes një leckë
për fikjen e zjarrit dhe fikës zjarri. Bëni kujdes gjatë mbajtjes, ngritjes dhe vendosjes së pajisjeve të rënda.
Lexoni të gjitha këto udhëzime dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet ose njoftimet e përfshira në dokumentet e njësisë
dhe ato të bashkëngjitura te njësia. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe Kodin Kombëtar Elektrik.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Gazi ftohës është më i rëndë se ajri dhe zëvendëson oksigjenin. Rrjedhja masive mund të shkaktojë pakësimin
e oksigjenit, veçanërisht në bodrume, dhe mund të ketë rrezik asfiksie, duke rezultuar në lëndim të rëndë ose
vdekje.
Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël, merrni masat e duhura për t'u siguruar që përqendrimi i agjentit
ftohës që rrjedh në dhomë nuk e kalon nivelin kritik.
Nëse ka rrjedhje të gazit ftohës gjatë instalimit, ajrosni menjëherë zonën.
Gazi ftohës mund të prodhojë gaz toksik nëse bie në kontakt me zjarr të shkaktuar p.sh. nga ngrohësi i ventilatorit, furra ose
pajisja e gatimit.
Ekspozimi në një gaz të tillë mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose vdekje.
Shkëputeni nga burimi i energjisë përpara se të provoni të kryeni punë elektrike. Lidhni mirë kabllon bashkuese.
Lidhja e gabuar mund shkaktojë dëmtimin e pjesëve elektrike.
Përdorni kabllot e specifikuara për lidhjet elektrike dhe lidhini mirë ato në seksionet lidhëse të bllokut terminal,
në mënyrë që forca e jashtme të mos ushtrohet në terminal.
Sigurohuni që të ketë tokëzim.
Mos i tokëzoni njësitë në tuba gazi, tuba uji, rrufepritës ose tela telefoni. Tokëzimi i paplotë mund të shkaktojë rrezik goditjesh
të rënda, duke rezultuar në lëndim ose vdekje.
Hidhini materialet ambalazhuese në mënyrë të sigurt.
Materialet ambalazhuese, të tilla si gozhdët dhe pjesët e tjera metalike ose prej druri mund të shkaktojnë plagosje
ose lëndime të tjera. Grisini dhe hidhini qeset plastike të ambalazhit në mënyrë që fëmijët të mos luajnë me to.
Fëmijët që luajnë me qeset plastike rrezikojnë të asfiksohen.
Mos e instaloni njësinë pranë përqendrimeve të avujve të gazit ose të gazit të djegshëm.
Sigurohuni që të përdorni pjesët e instalimit që dhëna me pajisjen ose të specifikuara saktë.
Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë lirim të njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike, zjarr ose dëmtim të pajisjes.
Gjatë instalimit ose zhvendosjes së sistemit, mos lejoni futjen e ajrit ose të substancave të ndryshme nga agjenti
ftohës i specifikuar (R410A/R32) në ciklin e ftohjes.
Kjo pajisje nuk mund të hapet nga të gjithë dhe synohet të mirëmbahet nga personeli i kualifikuar i shërbimit,
si dhe duhet të vendoset jo më pak se 2,5 m nga dyshemeja.
Instalimet elektrike duhet të kryhen në përputhje me manualin e instalimit dhe kodet vendase, shtetërore dhe lokale
të instalimeve elektrike.
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të posaçëm. Mos vendosni asnjëherë njëkohësisht pajisje të tjera në të njëjtën
prizë.
SQ-3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

42qss012ds42qss018ds42qss024ds42qss024r8s42qss030ds42qss036ds ... Show all

Table of Contents