Samsung RL55VQBRS Premium 2m Fridge Freezer User Manual page 123

Rl55vqbrs premium 2m fridge freezer
Hide thumbs Also See for RL55VQBRS Premium 2m Fridge Freezer:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHENJA TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRUESE PËR
INSTALIMIN
PARALAJMËRIM
• Mos e instaloni frigoriferin në një vend me
lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me
ujin.
- Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të
shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
• Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të
drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj
nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës
ose pajisjeve të tjera.
• Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok
prizash. Frigoriferi duhet që të vendoset
gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension
nominal që përputhet me atë në pllakën e
klasifi kimeve.
- Kjo ofron performancën më të mirë dhe
parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve
të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të
shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.
• Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni
spinën.
- Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
• Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim
nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj.
• Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos
vendosni sende të rënda sipër tij.
• Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
- Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të
shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
• Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet
të instalohet dhe të vendoset në përputhje
me manualin.
• Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me
kabllo të varur.
- Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt,
teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose
goditje elektrike.
• Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e
dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit.
• Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e
rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik.
- Kjo paraqet rrezik zjarri.
• Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që
spina të mund të arrihet pas instalimit.
• Frigoriferi duhet të tokëzohet.
- Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të
parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje
elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e korrentit
nga frigoriferi.
• Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit
ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim.
- Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të
shkaktojë goditje elektrike.
• Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose
agjenti i tij i shërbimit.
• Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga
tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet
goditje elektrike ose lëndim i personit.
SHENJA KUJDESI PËR
INSTALIMIN
KUJDES
• Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin
e futjes së pajisjes ose në strukturën e
montimit.
• Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas
instalimit.
SHENJA TË RËNDËSISHME
PARALAJMËRIMI PËR
PËRDORIMIN
PARALAJMËRIM
• Mos e vendosni spinën me duar të lagura.
• Mos vendosni sende mbi pajisje.
- Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të
bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose
dëmtim material.
informacion sigurie
_3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents