LG MB3921C Owner's Manual page 77

Hide thumbs Also See for MB3921C:
Table of Contents

Advertisement

P. Çfarë ka që nuk shkon kur llamba e furrës
nuk ndizet?
P. Poçi i llambës është djegur.
Dera nuk është mbyllur.
P. Pse del avull nga vrima e daljes së ajrit
dhe/ose pse pikon ujë nga pjesa e poshtme
e derës?
P. Avulli krijohet normalisht gjatë veprimeve
të gatimit. Mikrovala është prodhuar që ta
nxjerrë jashtë këtë avull nga vrima anësore,
dhe me raste, ky avull kondensohet te dera
dhe më pas uji pikon jashtë në pjesën e
poshtme të derës. Kjo është krejt normale dhe
jo e rrezikshme.
P. A kalon energjia e mikrovalëve përmes
dritares së shikimit te dera?
P. Jo. Rrjeta metalike pasqyron energjinë në
pjesën e brendshme të furrës. Vrimat ose
portat janë krijuar për të lejuar kalimin e
dritës; ato nuk lejojnë kalimin e energjisë së
mikrovalëve.
P. A dëmtohet furra me mikrovalë nëse vihet në
punë ndërkohë që është bosh?
P. Po. Asnjëherë mos e vini bosh në punë..
P. Pse ndonjëherë vezët plasin?
P. Kur piqni ose zieni vezë, e verdha e vezës
mund të plasë si rezultat i avullit të krijuar
brenda cipës së të verdhës. Për ta parandaluar
këtë, thjesht shpojeni të verdhën me një kunj
dhëmbësh para gatimit. Asnjëherë mos i
gatuani vezët pa i shpuar lëvozhgën.
P. Pse rekomandohet koha e qëndrimit pasi ka
përfunduar procesi i të gatuarit?
P. Koha e qëndrimit është shumë e rëndësishme.
Në gatimin me mikrovalë, nxehtësia është në
ushqim dhe jo brenda furrës. Shumë ushqime
krijojnë nxehtësi të brendshme të mjaftueshme
për të lejuar vazhdimin e procesit të gatimit,
edhe pasi ushqimi është hequr nga furra.
Koha e qëndrimit për copat e mishit, perimet
e mëdha dhe filetat është për të lejuar gatimin
e plotë të pjesës së brendshme, pa gatuar më
shumë sesa duhet pjesën e jashtme.
Pyetje dhe Përgjigje
77
P. Pse furra ime nuk gatuan gjithmonë aq shpejt
sa thotë udhëzuesi për gatimin me mikrovalë?
P. Kontrolloni përsëri udhëzuesin e gatimit
për t'u siguruar që i keni ndjekur saktësisht
udhëzimet, dhe për të parë se çfarë mund ta
ketë shkaktuar ndryshimin në kohën e gatimit.
Kohët e udhëzuesit të gatimit dhe cilësimet e
nxehtësisë janë sugjerime për të parandaluar
gatimin e tepërt të ushqimit. . . problemi më
i zakonshëm në përshtatjen me përdorimin
e një furre me mikrovalë. Ndryshimet në
madhësi, formë, peshë dhe përmasa mund
të kërkojnë kohë më të gjatë gatimi. Përdorni
gjykimin tuaj së bashku me sugjerimet e
udhëzuesit të gatimit për të kontrolluar nëse
ushqimi është gatuar si duhet, ashtu siç do të
vepronit me një furrë gatimi të zakonshme.
P. Pse ndodhin shkëndija dhe kërcitje
(hark elektrik) në furrë?
P. Mund të ketë disa arsye pse ndodh formimi
i shkëndijave dhe kërcitjeve (harku elektrik)
brenda furrës.
Po përdorni pjata me pjesë ose zbukurime
metalike (argjend ose ar).
Keni lënë pirun ose mjete kuzhine metalike
në furrë.
Po përdorni sasi të madhe letre metalike.
Po përdorni lidhëse me fije metalike.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ms2021csMs2021c

Table of Contents