Makita WA400MP Instruction Manual page 141

Weeding attachment
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërime sigurie për aksesorin
e heqjes së barishteve
Mos e përdorni makinerinë në kushte moti të
1.
keq, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima. Kjo
redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
2.
Inspektoni tërësisht për kafshë të egra
zonën ku do të përdoret makineria. Kafshët
e egra mund të plagosen nga makineria gjatë
funksionimit.
3.
Inspektoni tërësisht zonën ku duhet të
përdoret makineria dhe hiqni të gjithë gurët,
shkopinjtë, telat, kockat dhe sende të tjera
të huaja. Sendet e hedhura mund të shkaktojnë
lëndime.
Para se të përdorni makinerinë, inspektoni
4.
gjithnjë me sy për të parë nëse fleta e heqjes
së barishteve është e dëmtuar. Pjesa e dëmtuar
rrit rrezikun e lëndimit.
5.
Ndiqni udhëzimet për ndërrimin e aksesorëve.
Dadot ose bulonat e fiksimit të fletës së
shtrënguar gabimisht mund të dëmtojnë fletën ose
të shkaktojnë shkëputjen e saj.
6.
Përdorni mbrojtje për sytë, veshët, kokën
dhe duart. Pajisjet e përshtatshme mbrojtëse
pakësojnë lëndimin personal nga copëzat
fluturuese ose nga kontakti aksidental me vijën e
prerjes ose fletën.
7.
Gjatë përdorimit të makinerisë vishni
gjithmonë këpucë mbrojtëse dhe që nuk
rrëshqasin. Mos e përdorni makinerinë kur jeni
zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura.
Kjo zvogëlon mundësinë e lëndimit të këmbëve
nga kontakti me vijat ose prerësit lëvizës.
8.
Gjatë përdorimit të makinerisë mbani gjithnjë
pantallona të gjata. Ekspozimi i lëkurës rrit gjasat
e lëndimit nga flakja e sendeve.
Mbajini larg kalimtarët ndërsa përdorni
9.
makinerinë. Copëzat e flakura mund të rezultojnë
në lëndime të rënda personale.
10. Përdorini gjithmonë të dyja duart kur përdorni
makinerinë. Mbajtja e makinerisë me të dyja
duart shmang humbjen e kontrollit.
11.
Mbajeni makinerinë vetëm nga sipërfaqet e
izoluara të kapjes, sepse vija prerëse ose fleta
mund të prekin linja të fshehura elektrike.
Vija prerëse ose fletët që prekin një tel me rrymë
mund të elektrizojnë pjesët e ekspozuara metalike
të makinerisë dhe mund t'i shkaktojnë goditje
elektrike përdoruesit.
12. Mbajini gjithmonë këmbët në pozicionin e
duhur dhe përdoreni makinerinë vetëm kur
qëndroni mbi terren. Sipërfaqet e rrëshqitshme
apo të paqëndrueshme mund shkaktojnë humbjen
e ekuilibrit apo të kontrollit të makinerisë.
13. Mos e përdorni makinerinë në pjerrina shumë
të thepisura. Kjo redukton rrezikun e humbjes së
kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies, veprime të cilat
mund të çojnë në lëndim personal.
14. Kur punoni në pjerrina, gjithmonë sigurohuni
për mbështetjen e këmbëve, gjithmonë punoni
përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart ose
poshtë si dhe ushtroni kujdes shumë të madh
kur ndryshoni drejtimin. Kjo redukton rrezikun
e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies,
veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
15. Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës së
heqjes së barishteve ndërsa makineria është
duke punuar. Para se ta ndizni makinerinë,
sigurohuni që fleta e heqjes së barishteve
të mos kontaktojë asgjë. Një moment
shpërqendrimi ndërsa përdorni makinerinë mund
të rezultojë në lëndim tuajin ose të të tjerëve.
16. Mos e përdornin makinerinë mbi lartësinë e belit.
Kjo ndihmon parandalimin e kontaktit aksidental me
fletën e heqjes së barishteve dhe mundëson kontroll
më të mirë të makinerisë në situata të papritura.
17. Kur prisni kaçube ose fidanë që janë nën
tension, jini vigjilent ndaj zmbrapsjes së
sustës. Kur lirohet tensioni në fijet e drurit, kaçuba
ose fidani mund të godasë operatorin dhe/ose ta
nxjerrë makinerinë jashtë kontrollit.
18. Bëni shumë kujdes kur prisni kaçuba ose
fidanë. Materiali i hollë mund të kapë fletën dhe të
vërvitet drejt jush ose t'ju rrëzojë.
19. Mbani kontrollin e makinerisë dhe mos e
prekni fletën e heqjes së barishteve apo pjesë
të tjera të rrezikshme lëvizëse ndërsa janë
ende në lëvizje. Kjo zvogëlon rrezikun e lëndimit
nga pjesët e lëvizshme.
20. Transportojeni makinerinë të fikur dhe larg
trupit. Manovrimi i duhur i makinerisë zvogëlon
mundësinë e kontaktit aksidental me një prerës,
vijë apo fletë në lëvizje.
21. Kur e transportoni ose e ruani makinerinë,
vendosni gjithmonë kapakun në fletën e heqjes
së barishteve. Manovrimi i duhur i makinerisë do të
zvogëlojë mundësinë e kontaktit aksidental me fletën.
22. Përdorni vetëm fletët zëvendësuese të heqjes
së barishteve të specifikuara nga prodhuesi.
Pjesët e pasakta të ndërrimit mund të rrisin
rrezikun e thyerjes dhe të lëndimit.
23. Kur pastroni materialin e bllokuar ose kur i bëni
servis makinerisë, sigurohuni që çelësi të jetë i
fikur dhe bateria të jetë hequr. Ndezja e papritur
e makinerisë gjatë pastrimit të materialit të bllokuar
ose servisit mund të rezultojë në lëndime të rënda.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
Udhëzime të përgjithshme
1.
Për të siguruar funksionimin e duhur,
përdoruesi duhet të lexojë manualin e
përdorimit që të njihet me mënyrën e
përdorimit të pajisjes. Përdoruesit jo të
mirinformuar vënë në rrezik veten dhe të tjerët për
shkak të përdorimit jo të duhur.
2.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, të
përdorin pajisjen, rregulloret lokale mund të
kufizojnë moshën e operatorit.
3.
Përdoreni pajisjen me kujdes dhe vëmendje
maksimale.
141 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents