Download Print this page

Makita DTW1001 Instruction Manual page 26

Cordless impact wrench
Hide thumbs Also See for DTW1001:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
4.
Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
majës së puntos. Në shpejtësi më të larta, maja
mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet
lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
që rezulton në lëndim personal.
5.
Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe
me majën e puntos në kontakt me materialin
e punës. Në shpejtësi më të larta, maja mund të
shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm
pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që
rezulton në lëndim personal.
Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me
6.
majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.
Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar
thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar në
lëndim personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Mbani mbrojtëse për veshët.
2.
Përpara instalimit kontrolloni çelësin e
goditjes me kujdes për konsumim, krisje ose
dëmtim.
3.
Mbajeni veglën fort.
4.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
5.
Forca e duhur e shtrëngimit mund të ndryshojë
në varësi të llojit ose madhësisë së bulonit.
Kontrolloni forcën me çelës për matjen e
forcës.
6.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
7.
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t'ju djegë lëkurën.
8.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
6.
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
8.
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
11.
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
26 SHQIP

Advertisement

loading